Milan, ofertë befasuese për Bonucci-n: Romagnoli, De Sciglio dhe para

12/07/2017 5:51 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kuqezinjtë i ofrojnë 7 milionë euro në vit mbrojtësit, bardhezinjtë kërkojnë 72 orë për të vendosur

 

Milan ia ka vënë sytë Leonardo Bonucci-t. Kuqezinjtë i kanë bërë një ofertë konkrete Juventusit: dy futbollistë plus një shumë parash. Bëhet fjalë për Mattia De Sciglio dhe Alessio Romagnoli. Thuhet se Bonucci e ka pranuar ofertën e Milanit (7 milionë euro në sezon). Nga ana tjetër, Juventus, pasi është vënë në dijeni të ofertës, kërkon 72 orë në dispozicion për të vendosur nëse do ta pranojë apo jo.

Ky është një lajm që trondit merkaton e verës dhe gjithashtu planet e të dy klubeve në fjalë. Për Leonardo Bonucci është folur që në fillim të merkatos për largimin nga Juventusi. Dukej se Premier League do të ishte destinacioni i tij i ardhshëm, me Chelsea e Antonio Conte-s në vijë të parë. Më pas u fol për një interesim të Barcelonës, por u refuzua nga futbollisti.

Mesa duket Bonucci ka vendosur të largohet tashmë nga Juventusi. Ndërsa klubi bardhezi, nëse pranon ofertën do të fuqizohet me dy mbrojtës të rinj. De Sciglio, i cili do të zëvendësojë të larguarin Dani Alves dhe gjithashtu Romagnoli-n që bashkë me Rugani-n do të formonte dyshen e qendrës së të ardhmes së Kombëtares italiane.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz