Milan, presion Yonghong Li. Priten 10 milionë euro deri në fund të muajit

29/05/2018 3:13 PM 0 komente

Milan është në pritje se si do të veprojë Yonghong Li, po ashtu edhe Fondi Elliott.

Në mbledhjen e bordit të premten e kaluar, klubi kuqezi i kërkoi zyrtarisht Yonghong Li më shumë se 20 milionë euro, që i shtohen 37,4 milionë të miratuara në mars, nga të cilat 17,8 milionë janë paguar tashmë. Deri në fund të qershorit, priten 40 milionë euro.

“Pritet rritje e kapitalit total në 40 milionë euro deri brenda 30 qershorit”, pohoi drejtuesi ekzekutiv i klubit kuqezi, Marco Fassone në fund të mbledhjes së bordit. Nga kjo shifër, 10 milionë priten brenda fillimit të javës së ardhshme, pjesa që mbetet, në fund të qershorit.

Megjithatë, Fondi Elliott mbetet vigjilent: në rast të dështimit të Yonghong Li, Fondi amerikan ka thënë se është gati të ndërhyjë, edhe sa i përket të drejtës së zëvendësimit, e parashikuar në marrëveshjet me Fondin. Detajet në lidhje me të drejtën e zëvendësimit gjenden në procesverbalin e mbledhjes së fundit të aksionerëve.

Elliott ka në fakt “mundësinë për të nënshkruar dhe për të paguar, në emër dhe llogari të aksionerit në mazhorancë të klubit kuqezi (në rast vonese apo mosveprimi të këtij të fundit) duke ushtruar të drejtën e zëvendësimit të parashikuar në këtë kontratë pengu në tërësi ose pjesërisht, të rritjes së kapitalit në 21.103.200 euro të miratuar më 17 prill 2018 (dhe sërish më 25 maj 2018, siç lexohet në faqen e klubit kuqezi) të mbledhjes së grupit” – lexohet në procesverbal.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz