Milan, më shumë të ardhura dhe një stadium i ri, objektivi i ri i fondit Elliott

19/09/2018 5:52 PM 0 komente

Objektivi i parë: rritja e të ardhurave komerciale dhe nga sponsorët. Objektivi i dytë: investimi në projektin e stadiumit.

Shifrat në planin strategjik për të rritur shitjet dhe të ardhurat e Milan nuk janë përcaktuar ende, por mendohet që fondi amerikan Elliott është në pritje të drejtorit sportiv afrikanojugor Ivan Gazidis, më 1 dhjetor (të ardhurat e klubit janë pak më shumë se 200 milionë euro).

Paga e Gazidis, 4 milionë euro, tregon vullnetin e Fondit për të rritur të ardhurat e klubit. Gazidis ka qenë drejtor sportiv tek Arsenal që nga viti 2009. Në ato kohë, xhiro e fitimeve të Gunners ishte 263 milionë euro. Sot Gazidis e lë klubin londinez me një qarkullim afërsisht 500 milionë dhe pasi ka trefishuar numrin e sponsorëve.

Në këtë drejtim, puna që duhet të bëhet te Milan është e madhe. Hendeku që e ndaj Milan nga Juventus në Itali dhe klube të tjera të nivelit të lartë është i madh. Xhiro e fitimeve te Juventus është 400 – 500 milionë euro, ndërkohë te klube si Real Madrid dhe Barcelona, qarkullimi është 700 – 800 milionë euro.

Para ardhjes së Gazidis, fondi Elliott ka autorizuar një studim për disa konsulentë të specializuar, i cili do të rishihet nga Gazidis për të vendosur për strategjitë.
Qarkullimi i Milan është studiuar në të gjithë komponentët e tij. Fondi Elliott ka konstatuar se pas përfundimit të kontratës me Audi, nuk ka asnjë marrëveshje me një kompani të madhe automobilash, por ka një marrëveshje me një kompani të madhe ajrore si Fly Emirates.

Vetëm duke rritur të ardhurat, Milan mund të investojë te lojtarët e skuadrës. Në këtë prizëm, fondi Elliott është i gatshëm t’i kushtohet projektit të stadiumit, edhe pse duhet të vendoset nëse do të ndërtohet një strukturë në pronësi, apo nëse dhënia me koncesion e stadiumit të San Siro, së bashku me Inter, do të zgjatet në marrëveshje me Bashkinë e Milanos.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz