Qyteti i Milanos që dikur etiketohej si një prej qyteteve gri, në sajë të ideve inovative të disa arkitektëve dhe disa dizenjuesve të rinj ka marrë një pamje krejtësisht të re.
Qyteti i dytë më i madh i Italisë po rikrijon të gjithë pamjen e tij në sajë të këtij projekti inovativ. Ky projekt nnuk është i përqëndruar vetëm tek mbulimi i ndërtesave me bimë të ndryshme, por edhe krijimi i kopshteve të vogla në çatitë e ndërtesave dhe parqet inovative.
2 kullat e mbulura me bimë
Ideja që qënron pas 2 kullave të mbuluara me bimë te njohura si Pylli vertikal nga arkitekti Stefano Boeri është sa e thjeshtë aq edhe inovative, t’i kthejmë natyrës hapësirën e saj,atë që ndërtesat po ia marrin ditë pas dite. Të dyja kullat janë të mbuluara me rreth 800 pemë dhe 15,000 lule të ndryshme, të cilat janë ekuivalente me një pyll prej 20,000 metrash katrorë.
Këto dy kulla kanë arritur të krijojnë një mikroklimë me vetë, e cila është vendstrehimi i shumë zogjve të ndryshëm,fluturave dhe insekteve të tjera.
Kur projekti u përfundua në vitin 2014, idea vizionare e Boerit ende shihej si radikale. Por në këto katër vite që kanë kaluar, studioja arkitekturore e Boerit ka vazhduar punën e saj duke ndërtuar projekte të ngjashme në Kinë,Zvicër dhe Hollandë.