Deri në vitin 2020, Shqipëria, sipas një skenari pozitiv, duhet të investojë në infrastrukturë rreth 793.34 milionë euro. Një shifër jo pak ‘sfiduese’ kjo për buxhetin e shtetit. A i ka qeveria shqiptare fondet për të bërë të mundur ngritjen e një infrastrukture bashkëkohore gjatë kësaj periudhe? Kjo mbetet për t’u parë…
Nga Elona Bedalli
Europa është treguar e qartë kur kërkon që rajoni i Ballkanit të
bëhet i arritshëm brenda tij, por edhe me tregjet e tjera të kontinentit. Pavarësisht telasheve të kohëve të fundit, strukturat e saj janë duke monitoruar ‘detyrat e shtëpisë’ që janë lënë, si angazhim i procesit të Berlinit në lidhje me ndërlidhjen. Vetëm pak ditë më parë u mbajt në Bruksel, në kuadër të Nismës së Observatorit të Transportit për Europën Juglindore (SEETO), takimi vjetor i ministrave të Transportit.
BE-ja ka “vënë mënjanë” 1 miliard euro për projektet e ndërlidhjes, si dhe asistencë teknike deri në 2020-n për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vëmendje të veçantë i kushtohet rrjetit të transportit, eficiencës së energjisë dhe zhvillimit të gjelbër. Investitorë kinezë, turq etj., po shohin mundësinë për t’u përfshirë në këto projekte. Për BE-në, ndërlidhja nuk ka të bëjë vetëm me infrastrukturën, por edhe me masat e buta që qeveritë e rajonit duhet të marrin për t’u hapur në tregje, për të krijuar një kuadër ligjor transparent, për të rritur besimin e investitorëve dhe për të rrëzuar barrierat.
Po ku është Shqipëria në këtë projekt? Cilat janë detyrat që i janë caktuar? Ku duhet të orientohet puna për të krijuar një infrastrukturë moderne që i përgjigjet nevojave të tregut?
Por, mbi të gjitha, sa fonde do të nevojiten e ku do të gjenden?
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën të ditur se, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka filluar zbatimi i një projekti me vlerë 150 mln dollarë për 5 vitet që vijnë e që synon përmirësimin e sinjalistikës rrugore në akset kombëtare.
Për herë të parë, ajo bën të ditur edhe akset rrugore ku do të ndërhyhet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.