Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka garantuar se do të vazhdojë të monitorojë rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare. Pas ngjarjes së ndodhur në Martanesh (ku operon kompania “Alba-Co”), ku humbën jetën dy minatorë, ministria dedklaroi se
nga kontrollet e ushtruara deri më sot janë pezulluar dhe revokuar mbi 160 leje minerare për të cilat është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore. Edhe në vijim, ministria garanton se do të vazhdojë inspektimin në të gjitha zonat minerare me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për minatorët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.