Çdokush gabon. Që nga drejtuesit e kompanive më të mëdha e deri te punonjësit e thjeshtë. Nëse ju keni marrë përsipër të realizoni një projekt apo të hidhni në treg një produkt të ri, atëherë mundësitë që ju të gaboni rriten.
Por a do ta lejoni që një gjë e tillë t’ju kthehet në pengesë? Absolutisht që jo.
Edhe nëse doni që çdo gjë ta realizoni në mënyrë të përsosur, nuk duhet të keni frikë aspak se mund të gaboni. Më mirë të gaboni dhe të dini se ku janë pikat tuaja të dobëta që në një të nesërme të mos ta bëni më të njëjtin gabim sesa të rrini vetëm brenda zonës suaj të komfortit dhe të mos guxoni asnjëherë.
Më poshtë do të lexoni edhe 6 strategji të cilat do t’ju ndihmojnë që të minimizoni në maksimum pasojat e gabimeve tuaja të mundshme:
- Ju duhet të kontrolloni dhe të mirëmenaxhoni gabimin
Të merresh me pasojat e një gabimi kërkon një strategji më vete dhe përveç personit që mund të ketë gabuar, është njëkohësisht edhe detyra e drejtuese që të marrin gjithashtu përsipër përgjegjësitë e gabimit. Kjo gjë, jo vetëm sepse tek e fundit kompania është e tyre dhe përgjegjësia kryesore bie mbi ta, por edhe sepse të gjithë punonjësit do të ndiheshin të përkrahur që edhe pas një situate të tillë ata mund të shprehin sërish idetë e tyre pavarësisht rezultateve të mundshme.
- Dëgjoni me shumë kujdes
Kur ndodh një gabim, është e natyrshme që të ndiheni keq. Por përpara se ju të reagoni, këshillohet që të dëgjoni me kujdes atë se çfarë kanë për t’ju thënë. Nëse ju doni të nxirrni një mësim nga kjo situatë, duhet fillimisht të kuptoni se cilët ishin faktorët që ndikuan në një gjë të tillë, dhe e vetmja mënyrë për ta mësuar dhe kuptuar një gjë të tillë është që ju të dëgjoni me kujdes të gjithë personat që morën pjesën në atë projekt.
- Prioriteti gjithmonë duhet të jenë klientët tuaj
Kur një gabim ndodh, një ndër pyetjet e para që bëhen nga një numër i madh punonjësish dhe drejtuesish është sesi ai do të ndikojë tek klientët e kompanisë. Pyetja e thekson edhe një herë më shumë rëndësinë e klientëve dhe dhënien e një zgjidhjeje sa më të shpejtë në mënyrë që dëmi të mos jetë shumë i madh.
- Merrni përsipër përgjegjësinë
Një prej mënyrave më të mira për të përballuar çdo gabim të mundshëm është që jo vetëm personi përgjegjës por që të gjithë personat qe ishin të përfshirë në atë projekt të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre dhe të mos mundohen që t’ia hedhin fajin vetëm një personi të vetëm. Në këtë mënyrë edhe zgjidhja e këtij problemi do të jetë më e shpejtë dhe me efikase.
- Përgatituni paraprakisht për një dështim të mundshëm
Në mënyrë që pasojat e një gabimi të mos jenë shumë të rënda, ju duhet të përgatiteni përpara. Sepse në momentin që ju ndërmerrni një projekt të ri, duhet të merrni në konsideratë si dështimin ashtu edhe suksesin, madje për këtë të parin duhet të përgatiteni paraprakisht që në momentin kur ai të ndodhë, ju të dini si të veproni.
- Duhet të bëni dallimin ndërmjet zgjidhjeve të përkohshme dhe atyre afatgjata
Si zgjidhjet e përkohshme ashtu edhe ato afatgjata janë shumë të domosdoshme në ecurinë e një kompanie. Në secilin rast, ju do ta keni gati zgjidhjen dhe problemi i krijuar do të zgjidhjet lehtësisht dhe në mënyrë shumë të shpejtë, pa i marrë akoma më shumë kohë kompanisë suaj duke u marrë me gjetjen e një zgjidhje të mundshme.