Greqia duhet të arrijë javën e ardhshme një marrëveshje me partnerët e saj të zonës së euros dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi një paketë reformash, e cila do të ndihmojë të zhbllokojë fondet e mbetura të paketës së shpëtimit, tha sot ministri i ekonomisë së vendit.
‘Unë mendoj se bisedimet do të çojnë në arritjen e një marrëveshje javën e ardhshme. Marrëveshja do të mbyllet në javën e Pashkëve (ortodokse greke), ‘ deklaroi Ministri i Ekonomisë George Stathakis për Skai TV.
Javën e kaluar Athina paraqiti një listë reformash për kreditorët e saj zyrtare në përpjekje për të treguar se është e angazhuar të mbajë premtimet mbi disiplinën financiare dhe se është e denjë për ndihmë teksa përpiqet fort të përmbushë pagesat e kredisë si pasojë e krizës për kesh.
Lista e reformave të propozuara që Athina ka paraqitur për Grupin e Brukselit përfshin të ardhura prej 1.5 miliard euro nga privatizimet këtë vit, plus edhe dhënien me qera afatgjatë të 14 aeroporteve rajonale dhe shitjen e portit më të madh të saj Pireut.
Stathakis tha se qeveria nuk ka në plan të shesë 67 përqind të shumicës së aksioneve në Autoritetin Portual të Pireut (OLPr.AT) por do të kërkojë një ndërmarrje të përbashkët me investitorët, në të cilën ajo do të mbajë një pjesë të konsiderueshme.
‘Ideja mbizotëruese është se ne nuk do të procedojmë me privatizimin e pjesës prej 67 përqind, e cila do të nënkuptonte privatizim të plotë të portit të Pireut. Ne nuk e vëmë fare në diskutim këtë pikë,’ tha Sathakis.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një lloj ndërmarrje të përbashkët ‘.
Javën e kaluar, zëvendës kryeministër i vendit tha gjatë një vizite në Kinë se Athina do të shesë aksionet e saj të shumicës në Piraeus Port, ku operatori portual i Kinës Cosco Group COSCO.UL është tashmë një investitor dhe kandidatë për shitjen.
I pyetur në lidhje me tenderin për qeranë e aeroporteve rajonale të Greqisë, në të cilin operatori i aeroportit gjerman Fraport (FRAG.DE) është cilësuar fitues, Stathakis tha se Athina do të kërkojë të modifikojë disa nga kushtet e koncesionit, por nuk do e anulojë marrëveshjen.
‘(Tenderi) është në një fazë ku ka hapsirë për diskutim mbi ndryshimim, rishikimin ose përmirësimin e disa aspekteve të marrëveshjes duke përjashtuar anulimin e tenderit. ‘