Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë kërcënon BE-në

19/05/2017 12:06 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Mund të jetë Brukseli ai që na detyrohet neve dhe duhet të na paguajë për Brexit, sepse ka qenë pikërisht Britania ajo që ka kontribuar në ndërtimin e institucioneve të ndryshme europiane, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson, në një intervistë ekskluzive për Daily Telegraph.

Ai vijoi më tej se BE-ja do që ta shkatërrojë Mbretërinë e Bashkuar. Ai theksoi gjithashtu faktin se ka shumë arsye në bazë të të cilave Londrës duhet t’i kthehen paratë nga Brukseli. Në rast se nuk arrihet në një marrëveshje të përbashkët mbi Brexit, Britania e Madhe mud të largohet pa paguar as edhe një peni të vetëm, shtoi z. Johnson.

Ka shumë arsye për të rënë dakord. Britania ka kontribuar dhe ka investuar në aq shumë të mira europiane, në të cilat ka aksione dhe ka paguar për një kohë të gjatë, dhe është shumë e nevojshme që të vlerësohen këto të mira.

Borxhi që na ka ngarkuar BE-ja është absurd. Një borxh prej 100 miliardë eurosh për të paguar daljen nga Bashkimi, është njësoj sikur të na thithin edhe pikën e fundit të gjakut. Ai theksoi edhe faktin se të gjitha lajmet që u publikuan pas takimit të znj. Theresa May dhe presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe negociatorit të Brexit, Michel Barnier, ishin të paqena dhe një gjë e tillë e theksoi edhe më shumë faktin që Brukseli është i paskrupullt në teknikat që ndjek për arritjen e marrëveshjes. E gjithë logjika që fshihet pas BE-së është e pavend, sepse ne mund të largohemi nga BE-ja pa paguar as edhe një qindarkë të vetme, përfundoi ai.

Ministrit të Punëve të Jashtme iu bashku edhe ish-lideri konservator, Iain Duncan Smith, sipas të cilit është Mbretëria e Bashkuar duhet të rimbursohet nga BE-ja.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz