Ministria e Bujqësisë po ndjek në terren përhapjen e sëmundjes së bagëtive “Gjuha Blu”. Drejtorët e shërbimit veterinar, ekspertët, specialistët e Ministrisë dhe drejtorive të Bujqësisë në rrethe janë shpërndarë në të gjithë zonat ku janë raportuar rastet e përhapjes së kësaj sëmundje. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, bën të ditur se sëmundja po prek në masë bagëtitë e Europës Juglindore. AJo nuk mund të mjekohet, por parandalohet. THEKSOJMË SE SËMUNDJA NUK PARAQET ASNJË RREZIK PËR NJERIUN. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u bën apel fermerëve dhe insiston se groposja e kafshëve të ngordhura nga kjo sëmundja është e DETYRUESHME. Flakja e tyre përbën Krim mjedisor dhe shëndetësor. Gjithashtu bëjmë të ditur se kur kafshët e sëmura izolohen që në fillim vdekshmëria është shumë e ulët. Ndalohen lëvizjet e tufave të prekura jashtë rrethit. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se kanë filluar pagesat për krerët e ngordhura nga sëmundja në masën 5000 lekë të reja për kokë. Fondi në dispozicion është 10 milion lekë të reja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.