Ministria e Financave, në një deklaratë për shtyp sot, flet për paketën fiskale dhe disa ndryshime të mundshme që qeveria planifikon të bëjë në to.
Sipas Financave Shqiptare, po shihen disa variante në ndërhyrje në taksa, por që nuk ka ende një variant përfundimtar. Ajo që bëhet e ditur është se mendohet të ndërhyhet në taksën e qarkullimit dhe gjithashtu po diskutohet për ndryshimin e dividentit, aq të diskutuar më parë ku u përfol se tatimi mbi dividentin do të ishte 15 %, nga 10 % që është aktualisht.
Gjithashtu, bëhet e ditur nga deklarata se po diskutohet edhe për ndryshimin e taksës së qerave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.