Të dhënat e Ministrisë së Turizmit për periudhën janar-qershor 2013 flasin për një rritje të numrit të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri. Në total për 6 muaj, numri i turistëve u llogarit në rreth një milion. Ndërsa statistikat tregojnë se të huajt jorezidendtë që kanë vizituar vendin tonë ishin 139,008 ( 15%) më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas të dhënave numri i turistëve ( për të njëjtën periudhë) në krahasim me vitin 2008 është më shumë se dyfishuar. Sipas ekspertëve të turizmit situara para dhe pas zgjedhore ndikoi në pushimet e shqiptarë, por jo tek ardhjet e të huajve që zgjodhën të vizitonin vendin tonë. Gjatë muajve të tjerë veçanërisht në pikun e sezonit ( gusht) pritet që numri i turistëve të rritet edhe më tej. Megjithatë ekspertët nuk presin që ritmi i rritjes së turistëve të jetë ndjeshëm më i lartë se i një viti më parë për shkak edhe të ndikimit që do të ketë te administrata procesi i formimit të qeverisë së re, në shtator.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.