Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot projektligjin “Për ratifikimin e Kontratës Financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për BYPASS-in e Vlorës”.
Ky projektligj parashikon ndërtimin e rrugëve dytësore në vend. Kosto e projektit është 53 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2017.
Deputetët kërkuan të dinë mënyrën se si do të gjenden të gjitha paratë, duke qenë se BERZH financon vetëm 18 milionë euro.
Komisioni ka miratuar edhe projektligjin për projektin e zhvillimit të rrugëve të Tiranës, “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndermjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH, për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës”.
Deputeti i PS, Bashkim Fino, ka pohuar se ligji nuk duhet të miratohet, pasi hiqen para për materialet e ndërtimit dhe jepen për këshillime projekti, ndërkohë që projekti ka përfunduar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.