Po gjatë mbledhjes së sotme, qeveria miratoi edhe vendimin për rritjen e pensioneve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se Këshilli i Ministrave kaloi vendimin sipas të cilit më 2 mars pensionistët do të marrin shtesën. Kjo është një rritje uniforme, pas Paketës së Solidaritetit që kaloi qeveria në ndihmë të disa kategorive. Sipas Ahmetajt, projekti social vazhdon.
Nga ky vendim pritet që të përfitojnë 619,000 pensionistë.
Sot, skema me të cilën paguhet një pensionist është Pensioni Social plus Shtesën 1% të mesatares së kontributeve të tij. Është vendosur që të rritet pensioni social. Për 2017-n, sipas dokumentit të pensioneve, ai është 8 mijë e 400 lekë.
Sot, pensioni minimal në qytet së bashku me kompensimet është 14,200 lekë, ndërsa maksimali është 25,000 lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.