Afërsisht 10 vjet më parë Facebook nisi krijimin e rrjetit social i cili do t’i ndihmonte njerëzit që të ishin sa më afër me njëri-tjetrin. Një rrjet i cili u popullua me gjëra nga më të ndryshmet, postime të vakteve të ushqimit, postime të fotove të ndryshme madje deri tek ato më intimet, postime të pikëpamjeve politike, postime të infomacioneve personale – të gjitha vetëm e vetëm për të qenë sa më afër njëri-tjetrit dhe duke mos menduar shumë për humbjen e privatësisë. Sot, pas 10 vjetësh, edhe pse njerëzit kanë shumë pikëpyetje për sigurinë e këtij rrjeti social, vazhdojnë ta përdorin atë gjithsesi. Më poshtë do të gjeni disa arsye të cilat mund t’ju bëjnë që ta rimendoni përdorimin e tij.
Humbje kohe
Sipas disa studimeve të fundit, një përdorues harxhon mesatarisht 17 minuta në ditë në këtë rrjet. Por ka edhe nga ata përdorues “të fiksuar” të cilët mund të rrinë edhe deri në 3-4 orë pa u shkëputur nga ky rrjet. Një kohë e humbur kot duke parë profilet e të tjerëve dhe duke u fiksuar në foto edhe të njerëzve të panjohur, ndërkohë që kjo kohë mund të përdorej për të bërë diçka më produktive.
Facebook na përdor për të shitur produktet e tij
Në vitin 2012, ky rrjet maipuloi 689,000 profile pa miratimin e asnjërit prej këtyre përdoruesve duke bërë një eksperiment. Punonjësit e Facebook bënin ndryshime në postimet e këtyre përdoruesve për të parë sesi këto do të ndikonin tek secili prej këtyre përsonave dhe sesi do të ishte reagimi i tyre. COO Sheryl Sandberg më vonë kërkoi ndjesë duke u shprehur se asnjëri prej punonjësve të Facebook nuk kishte si qëllim që t’i mërziste përdoruesit e këtij rrjeti. Skeptikët shprehen se e gjithë kjo situatë u krijua vetëm për të vërtetuar se sa ishte vlera monetare e një “like”.
Shumica bien pre e reklamave të ndryshme
E njejta reklamë mund të të shfaqet përbri profilit tënd sa herë që e hap llogarinë që ke në këtë rrjet. Dhe mos një herë, herën tjetër secili prej nesh mund të bjerë pre edhe vetëm i klikimit mbi këtë reklamë, pa shkuar tek ata të cilët edhe i blejnë produktet e ndryshme që reklamohen në këtë rrjet.
Është i dëmshmë për shëndetin
Facebook-u mund të kthehet në një armik të shëndetit tuaj. Studimet e fundit kanë treguar se ai mund të ndikojë negativisht në sistemin tuaj imunitar duke penguar çlirimin e hormoneve të rritjes, të ulë nivelin e të menduarit në mënyrë kreativë, të jetë një prej faktorëve kryesorë të pagjumësisë dhe të mungesës së lumturisë në jetën reale.
Komunikimi me njerëz të paniohur
Një i ri ka mesatarisht 338 miq në profilin e tij në këtë rrjet, dhe ka shumë mundësi që njeh vetëm 10 për qind të tyre. Një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të këtij rrjeti krijojnë një jetë krejtësisht të re, duke krijuar në këtë mënyrë një identitet të rremë.
Zero privatësi
Që në momentin që punonjësit e Facebook i perdorin llogaritë e shumë prej përdoruesve për eksperimente të ndryshme, privatësia e gjithëkujt që është përdorues i këtij rrjeti është zero, sepse një fjalëkalim edhe nga ata më të komplikuarit nuk mund t’ju mbrojë dot.