Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme, për të kryer vizitën e tij të rregullt tremujore gjatë së cilës misioni ai vlerëson përmbushjen e objektivave dhe performancën e qeverisë shqiptare, në bazë të marrëveshjes së huasë prej 295 milionë SDR që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në shkurt të këtij viti.
Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR (dy të tjerat janë marrë tashmë nga qeveria shqiptare).
Misioni i FMN-së vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga debatet pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, ku dhe Fondi nuk pritet t’i shpëtojë këtij debati. Misioni pritet të dalë në një konferencë për shtyp në fund të vizitës së tij, në 8 shtator.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.