Kanë ikur ditët kur kompanitë shumëkombëshe mund të jepnin ryshfete në vendet e largëta për të shmangur pagesat tatimore. Ditëve të sotme, pretendentët për të korruptuar duhet të përballen me zbatimin gjithnjë e më të ashpër të ligjeve të vjetra, të tilla si Akti i Praktikave të Korruptimit të të Huajve të Amerikës i vitit 1977, dhe një sërë ligjesh të reja në vende, duke filluar nga Britania e deri në Brazil.
Edhe pse mbikëqyrja është rritur, një pjesë e mirë në lidhje me praktikën e ryshfetit mbetet e mjegullt. Raporti i parë i OECD-së mbi këtë temë, publikuar së fundmi, hedh dritë duke analizuar më shumë se 400 raste të mitmarrjes ndërkombëtare që janë zbuluar që nga hyrja në fuqi në vitin 1999 e konventës antiryshfet të këtij grupi të vendeve kryesisht të pasura.
Disa nga zbulimet konfirmojnë atë që dihej ose dyshohej. Sektorët më të korruptuar janë nafta, gazi, minierat, ndërtimi dhe transporti. Në anën tjetër të spektrit, shërbimet financiare dhe shitjet me pakicë janë pothuajse të papërlyera. Shumica e ryshfeteve u shkojnë menaxherëve të kompanive shtetërore, pasuar nga zyrtarët e doganave. Dhe Amerika udhëheq paketën e zbatimit, me 128 raste që kanë rezultuar në sanksione.
Por raporti gjithashtu ‘minon’ disa besime të përbashkëta. Ryshfeti nuk është një mëkat i të punësuarve të pandershëm apo vendeve të varfra. Në 53% të rasteve, pagesat janë bërë ose janë autorizuar nga menaxherët e korporatave (dhe në 12% të tyre nga shefi ekzekutiv). Në më shumë se 40% të rasteve, zyrtari i mitmarrjes ishte nga një vend i zhvilluar (edhe pse kjo shifër është ndoshta e fryrë nga vullneti më i madh i vendeve të pasura për ta deklaruar të paligjshëm ryshfetin dhe bashkëpunuar me hetimet ndërkufitare). Autoritetet shpesh vihen në dijeni nga vetë firmat: ato që kooperojnë shpejt shpesh trajtohen me tolerancë.
Megjithatë, vendet më të pastra priren të jenë të pasura, dhe më të ‘përfshirët’ të varfër. Katër nga pesë vendet me performancën më të mirë në indeksin më të fundit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, që u botuan gjithashtu këtë javë, ishin nordike. Më të ‘përlyerit’ ishin Koreja e Veriut dhe Somalia. (Në mënyrë interesante, rezultati i Kinës ra, pavarësisht fushatës së profilit të lartë të kohëve të fundit kundër zyrtarëve të korruptuar.)
Kostoja e ryshfetit varion nga industria. Ndërtuesit paguajnë një mesatare modeste prej 4% të vlerës së një transaksioni, kompanitë nxjerrëse një përqindje të konsiderueshme prej 21%. Kësaj i shtohen edhe kostot në rritje për pagesat e gjobave dhe kryerjen e hetimeve të brendshme – këto i kushtuan Siemens, për shembull, 2.4 miliardë dollarë kur ai u ‘zhyt’ në një skandal mitmarrje pak vite më parë – dhe ryshfeti fillon të dëmtojë jo vetëm reputacionin, por edhe shifrat përfundimtare.
Edhe për firmat që nuk janë ‘kapur në gabim’, rasti i biznesit për mitmarrje është shumë i paqartë. Një studim i 2013-s nga Harvard Business School dhe Zyra Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike të Amerikës zbuloi se atë çka fitojnë kompanitë që paguajnë ryshfet në shitje më të larta në vendet e korruptuara, i humbasin në marzhin më të ulët të fitimit. Sipas OECD, mesatarja e ryshfetit kushton 11% të vlerës së transaksionit dhe 35% të fitimeve të shoqëruara.
Megjithatë, marrja e ryshfetit mbetet e pranishme. Një nga autorët e raportit të OECD-së tha në një konferencë këtë javë se ka 390 raste nën hetim – jo shumë më i vogël nga numri i përgjithshëm i zgjidhur që kur konventa e OECD hyri në fuqi 15 vjet më parë. Numri i rasteve të përfunduara çdo vit ka rënë nga kulmi i vitit 2011, duke qenë se koha për të përfunduar për hetimet dhe ndjekjet ligjore është rritur në më shumë se shtatë vjet, nga më pak se katër në 2008.
Një arsye e mundshme për ngadalësimin është se teknikat e ryshfetit po bëhen më të sofistikuara dhe në këtë mënyrë, më të vështira për t’u zbuluar. Një tjetër mund të jetë përdorimi i gjerë i strukturave të errëta të korporatës për të fshehur keqbërjen. Këto ka të ngjarë të jenë tepër të vështira për t’u identifikuar, sidomos kur janë mbrujtur në disa shtresa dhe përballur me drejtorët e nominuar. Kompanitë ndërmjetëse dhe të tjerë ndërmjetës – ndonjëherë veshur si ‘konsulentë’ – janë përdorur për të lëvizur ose për të ‘strehuar’ pagesat në më shumë se 70% të rasteve. Raporti i OECD thekson rëndësinë për të goditur keqpërdorimin e kompanive ndërmjetëse dhe për të përforcuar më shumë transparencën mbi pronësinë e kompanive dhe depozitat, ose përmes aksesit në regjistrat e korporatave – një lëvizje e nxitur nga disa vende të G20, udhëhequr nga Britania -ose me rregullore më të ashpër të ofruesve të shërbimeve që përgatisin dokumentet për firmat e reja.