Dy guvernatorë të bankave Qendrore në rajon janë lindur në rajonin e Mitrovicës.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Kosovës, Bedri Hamza, ka lindur në Klinë të Epërme të Skenderajt, dhe jeton në Mitrovicë.
Edhe guvernatorja e Bankës Qendrore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviq, ka lindur në Vushtrri, poashtu pjesë e rajonit të Mitrovicës, shkruan portali “Zeri.info”.
Tabakoviq e ka përfunduar fakultetin dhe studimet e masterit në Universitetin e Prishtinës, përderisa në postin e guvernatores së Bankës Qendrore të Serbisë është që nga viti 2012, raporton ‘Zeri.info’.
Një vit më vonë se Tabakoviq, përkatësisht në vitin 2013, Hamza ka ardhur në krye të BQK-së. Ai më herët ka qenë ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës. /Zeri/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.