Drejtori i Shërbimeve Publike, Blerim Baruti ka takuar të gjithë operatorët të cilët kanë aplikuar në tenderin për furnizim e qytetit të Mitrovicës me energjinë solare. Në këtë takim ishte prezentë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri.
Drejtori Baruti ka prezantuar projektin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike sa i përket aplikueshmërisë së energjisë solare në të ardhmen. Ai tha se është i përkushtuar që në Mitrovicë me anë të projekteve të tilla të arrihet deri tek instalimi i kësaj energjie, e cila do të kishte efekt pozitiv në përdorimin e energjisë së pastër, e cila përveç që do të mbronte ambientin, do të sillte kursim të energjisë elektrike. Sipas tij, Mitrovica ofron mundësi konkrete për energji të ripërtërishme.
“Jemi mbledhur këtu për të diskutuar se cilat janë të arriturat sa i përket energjisë solare dhe cila është mundësia që Mitrovica në të ardhmen të furnizohet më energji solare, jo vetëm për ngrohje, por edhe për nevoja të tjera. Ne ende duhet të reduktojmë emetimin e CO2 në natyrë dhe njëkohësisht të ulin deri në 20 % përdorimin e lëndëve fosile për prodhimin energjisë elektrike. Sot, shkenca ka arritur mjaftë lartë dhe në vendet perëndimore energjia solare zë një vend shumë të rëndësishëm, prandaj edhe ne mendojmë që në këtë drejtim të realizojmë projekte për energji solare edhe ne Mitrovicë”, tha drejtori Baruti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.