Komuna e Mitrovicës ka planifikuar zbatimin e një mori projektesh në infrastrukturë për vitin 2015, për të cilat Komuna ka planifikuar të investojë 2.3 milion euro.
Me buxhetin e miratuar për vitin 2015 janë planifikuar të realizohen 49 projekte kapitale gjithëpërfshirëse, shumica në infrastrukturë rrugore në fshatrat e komunës, në ujësjellës dhe në kanalizime, por ka edhe projekte për mirëmbajtjen e varrezave, rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndriçimin publik, projekte për pyllëzim, mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara, investime në infrastrukturën e shëndetësore, siç janë ndërtimi i ambulancave, si dhe investime në infrastrukturën shkollore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.