MITSUBISHI ECLIPSE CROSS

06/11/2017 10:29 AM 0 komente

Një emër historik për një Suv në debutim, me një motor tërësisht të riturbobenzinë 1.5 litra. Sjellje e këndshme edhe në terren të përzier

 

Nuk është vetëm pjesa e parë e emrit, Eclipse, që nxjerr në pah prirjen sportive të modelit SuvMitsubishi, i destinuar të pozicionohet midis modeleve Outlander dhe ASX. Në karroceri spikat pjerrësia e lartë e xhamit të pasmë, por, pa ndikuar tek kapaciteti i bagazhit dhe as tekhapësira e vendeve të pasme, gjë e padiskutueshme falë dy shkallëve të lirisë të sediljes së pasme e cila mund të zhvendoset në drejtim gjatësor dhe ka mbështetëse të përkulshme.

Me ndenjëse të larta, por jo më tepër nga duhet, të cilat mundësojnë hyrjen dhe daljen pa vështirësi dhe pa u fërkuar gjatë ngjitjes, vihet re gjithashtu një nivel më i lartë cilësor në detajet e kabinës krahasuar me standardet e përgjithshme të kompanisë.

Megjithatë, mund të vihet re ndonjë detaj i lehtë i anashkaluar për sa i përket luçidimit të sipërfaqeve, prej të cilëve mund të shkaktohet ndonjë reflektim i padëshiruar i rrezatimeve që mund të shqetësojë në kushte të caktuara. Trajtimi me shkëlqim i sipërfaqeve,shkakton reflektime të bezdisshme në disa kënde drite.

Në pritje të motorit turbodiesel 2.2 litra, i parashikuar të dalë në treg në pranverën e vitit 2018, protagonist i provës së parë është motori i ri 1.5 litra benzinëme katër cilindra dhe injeksion të drejtpërdrejtë, me 163 kf dhe një moment përdredhëslinear thuajse gjatë gjithë përdorimit, duke mundësuar një përgjigje gjithmonë të shpejtë dhe lineare, e aftë të ofrojë një shkëputje mjaft të mirë dhe ka qëndrueshmëri të lartë në rimarrjet e shpejtësisë. Gama e motorëve plotësohet nga një version i rishikuar dhe i përmirësuar i Cvt, i aftë të zbusë kufijtë tipikë të këtij lloj transmisioni.

Përveç këtyre, janë parashikuar 8 raporte fikse që mund të zgjidhen si nga leva qendrore po ashtu edhe nga dorezat në timon: kështu që nuk ndihet aspak mungesa e kambiossekuenciale.Shkalla eraporteve përfshin një lloj marshi të parë më të ulët, i cilimundëson kalimin pa shumë vështirësi të pjerrësive të forta, si dhe një përfundimtar me 55 km/h në 1.000 xhiro/min, që siguron regjimet të qeta gjatë përdorimit në autostradë.

Veç kësaj, modeli EclipseCross, lë gjurmën e tij edhe gjatë terreneve të përzier, në sajë të një sistemi drejtimi të ndjeshëm dhe progresiv, saktësisësë aksit të parë dhe në përgjithësi, falë një sjellje të ekuilibruar. E gjitha kjo pa një shasi relativisht të ngurtë: suspensionettregojnë ndonjë vështirësi vetëm gjatë kalimit në pjesë të prishura të shkurtra dhe të thata. Për pjesën tjetër, komoditeti duket bindës: motori ndihet vetëm në përshpejtim të plotë dhe rrotullimi është mjaft mirë i përmbajtur, kështu qëngelet vend vetëm për ndonjëzhurmë të lehtë aerodinamike.

1.5 4WD Cvt
MOTORI – L4 turbobenzinë 1.499 cm3
FUQIA MAKSIMALE – 120 kW (163 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS – 250 Nm në 1.800 xhiro/min
TRAKSIONI – integral
KAMBIO – automatike Cvt
0-100 km/h – 9,8 s
KONSUMI MESATAR – 14,3 km/l
PËRMASAT – gjat. 441 – gjer. 181 – lart. 169 cm
PESHA – 1.520 kg
ÇMIMI – i papërcaktuar

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz