Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve bëri bilancin e vitit 2016. Gjatë prezantimit, Ergys Agasi, kryeinspektori i ISHMP-së tha se u realizuan 58% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015.
Në total u kryen gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015.
Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim.
Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015.
• Në subjektet industriale dhe aktivitetet prodhuese janë 15.5% më shumë inspektime se në vitin 2015.
Kemi një 2-fishim të sanksioneve administrative krahasuar me vitin 2015.
Vlera totale e gjobave është në masën 64% më shumë se vitin 2015.
• Puna e sektorit për inspektimin e burimeve natyrore është përqendruar në Inspektimet e minierave, guroreve, subjekteve në zonat naftë e gazmbajtëse si dhe në Inspektimin e burimeve ujore. Në këtë fushë gjatë vitit të kaluar janë kryer 93 inspektime, janë vendosur 45 gjoba
• Nga inspektimet e kryera në rang vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane janë marrë 23 masa administrative.
Nga këto, 5 masa me gjobë janë vendosur për kryebashkiakët e bashkive Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd të cilët janë gjobitur me një vlerë prej 500.000 lekë secili. Masa administrative me gjobë janë marrë edhe për disa ndërmmarrje publike
• Gjatë vitit 2016 u inspektuan subjektet e licensuar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për të parë realizimin e kushteve të kontratave që lidhin me operatorët që gjenerojnë mbetje spitalore për çdo qark.
Masa administrative me gjobë janë marrë edhe ndaj institucioneve publike shëndetësore për Spitalin Rajonal Korçë, Qendrën Shëndetësore Hekal, Mallakastër, Spitalin “Ihsan Cabej“ Fier, Drejtorinë e Shëndetit Parësor Dibër dhe Drejtorinë e Shëndetit Parësor, Shkodër.
• Një tjetër drejtim i sektorit të ISHMP ka punuar edhe për kontrollin e automjeteve në fund të jetës bazuar në ligjet në fuqi duke shënuar 16% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015.
Kemi një rënie me 27% të vlerës së gjobave duke treguar në këtë mënyrë se kemi një ndërgjegjësim të operatorëve për zbatimin e ligjit
• Një pjesë e rëndësishme e punës së ISHMP-së është edhe aksioni dedikuar sezonit turistik veror. Në këtë kuadër kemi +8% të inspektimeve dhe 22% më shumë pezullime aktiviteti të subjketeve private se viti 2015.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.