Në klasifikimin e bërë nga MLS Soccer Player Union, lojtari brazilian, ish-lojtari i Milanit dhe Realit të Madridit, është shpallur lojtari më i paguar. Ai luan tek skuadra e Orlando City dhe pagesa e tij shkon në 6,6 milionë dollarë (6,1 milionë euro).
Në vitin 2017, braziliani do të përfitojë 7,2 milionë dollarë (6,6 milionë euro) falë edhe bonuseve. Këto para do t’i garantohen nga vetë MLS, duke qenë se kontratat në fjalë janë firmosur me Ligën dhe jo drejtpërdrejt me skuadrat, siç ndodh në Europë.
Mes lojtarëve më të paguar janë edhe dy italianë: Sebastian Giovinco, i cili renditet pas Kaka (pagesë plus bonus në vitin 2017 që arrin në 7,1 milionë dollarë, baras me 6,5 milionë euro), ndërsa Andrea Pirlo renditet i katërti me 5,9 milionë dollarë (5,4 milionë euro) duke lënë pas amerikanin Michael Bradley, 6,5 milionë dollarë (6 milionë euro).
Në krahasim me një vit më parë nga top 10 dalin Steven Gerrard dhe Frank Lampard. Kësaj liste i shtohen Bastian Schweinsteiger, 5,4 milionë dollarë (5 milionë euro) i cili së fundi i është bashkuar Chicago Fire, si dhe mesfushori argjentinas i Portland Timbers, Diego Valeri, 2,6 milionë dollarë (2,4 milionë euro).