Nga 26 shkurti deri më 1 mars, Barcelona do të mirëpresë Mobile World Congress 2018, panairi kushtuar botës së smartphone-ve…
Mobile World Congress 2018 do të çelë dyert sot. Nga 26 shkurti deri më 1 mars 2018, Barcelona do të mirëpresë eventin më të rëndësishëm botëror kushtuar smartphone-ve dhe gjithë kompanitë janë gati të prezantojnë modelet e reja.
Janë të shumta pajisjet që priten në MWC 2018, por vëmendjen, me siguri, do ta marrë Samsung Galaxy G9. Kompania koreanojugore ka zgjedhur Barcelonën për të prezantuar premierë modelin e saj të ri. Edhe Nokia do të jetë pjesë e këtij eventi. Pas suksesit vitin e kaluar, kompania finlandeze do të jetë e pranishme në Mobile World Congress 2018 me tre apo katër smartphone të rinj.
Sa i përket kompanisë kineze Huawei, edhe pse do të jetë e pranishme në MWC 2018, nuk do të prezantojë asnjë smartphone të ri. Prezantimi i Huawei P20, smartphone i parë me tre fotokamera në pjesën e pasme, është shtyrë në fund të marsit, në Paris.
Më poshtë janë smartphone-t që priten të prezantohen gjatë këtij panairi.
Dritat e prozhektorëve do të jenë të gjitha të drejtuara te Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus, dy smartphone të rinj të kompanisë koreanojugore.
Krahasuar me vitin e kaluar, data e prezantimit dhe e daljes në treg është bërë një muaj më parë.
Galaxy S9 do të ketë procesor Exynos 9810 (mjaft i ngjashëm me Snapdragon 845), 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Ekrani do të jetë 5,8 inç, me rezolucion QuadHD+ dhe raport paraqitje 18:9. Fotokamera e pasme do të jetë 12 megapiksel, me hapje fokusi 1.5. Galaxy S9 Plus nuk do të ketë vetëm një ekran më të madh (6,2 inç), por edhe procesor Exynos 9810, 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.
Dy smartphone-t do të kenë edhe disa funksione të reja të zhvilluara me këtë rast. Ata do të kenë një sistem me Inteligjencë Artificiale, që do t’ju lejojë ta përdorni më shpejt smartphone dhe do të përmirësojë cilësinë e fotove. Po ashtu, do të jetë i pranishëm edhe Sistemi i Njohjes së Fytyrës, që do të përdorë një teknologji për skanimin 3D të fytyrës. Kompania koreanojugore ka zhvilluar edhe një sistem të ngjashëm me Animoji të pranishme tek iPhone X.
Pas rikthimit vitin e kaluar në botën e smartphone-ve, Nokia dhe HDM Global synojnë të rrisin praninë në treg për vitin 2018. Dhe skena e Mobile World Congress 2018 do të përdoret për të prezantuar telefonat e rinj që do të dalin këtë vit.
Për momentin, smartphone-t e vetëm të sigurt janë Nokia 1 dhe Nokia 7 Plus.
Modeli i parë ka karakteristika të limituara dhe do të ketë të integruar Android Go, versioni i sistemit operativ të robotit të gjelbër. Ndërsa Nokia 7 Plus do të jetë një smartphone mjaft interesant: ekran 6 inç, procesor Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Në pjesën e pasme janë dy fotokamera të realizuara nga kompania gjermane Carl Zeiss. Përveç këtyre modeleve mund të prezantohen edhe dy pajisje të reja: Nokia 4 dhe Nokia 9.
Kompania kineze mendohet se do të prezantojë në Mobile World Congress 2018 një version të ri të smartphone që doli në treg shtatorin e kaluar.
Xiaomi Mi Mix 2s, përveç dizajnit të ri, do të ketë edhe sektor të ri fotografik.
Karakteristika të tjera: procesor Snapdragon 845, 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme. Smartphone duhet të ketë edhe një sistem për zhbllokimin nëpërmjet njohjes së fytyrës dhe sensorin për gjurmët dixhitale poshtë ekranit.
Kompania japoneze do të jetë e pranishme në Mobile World Congress 2018 me Xperia XZ2 dhe Xperia XZ Premium 2. Sipas fjalëve të muajve të fundit, të dyja pajisjet bëjnë pjesë në top gamën e celularëve.
Sony Xperia XZ2 do të ketë procesor Snapdragon 845 me 4/6 GB RAM dhe 64/128 GB memorie të brendshme. Ekrani do të jetë 5,47 inç Full HD.
Në pjesën e pasme do të ketë dy fotokamera 12 megapiksel dhe një fotokamerë në pjesën e përparme 13 megapiksel. Sony XZ Premium 2 do të ketë karakteristika disi më të mira: procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM dhe të paktën 128 GB memorie të brendshme. Në pjesën e pasme do të ketë dy fotokamera, njëra 18 megapiksel, ndërsa tjetra 12 megapiksel. Ekrani do të jetë 5,7 inç, me rezolucion QuadHD.
Në këtë panair të rëndësishëm të botës së smartphone-ve, Asus do të prezantojë Zenfone 5; LG do të prezantojë një version të ri të V30, (i pagëzuar 2018) i cili do të ketë të njëjtat karakteristika, por me një sistem të ri Inteligjence Artificiale që do të përmirësojë sektorin fotografik.
Motorola do të prezantojë Moto GG dhe pajise të tjera të së njëjtës familje. Duhet të theksojmë që këta smartphone kanë edhe një raport të mirë cilësi – çmim.