Gjithmonë e më shumë kompani po përdorin hapësirën e punës për të inkurajuar inovacion dhe bashkëpunim. Për të ‘dizenjuar’ zyrat tuaja në mënyrë që të përmirësoni kulturën organizative, rrjedhën e punës, dhe kënaqësinë e punonjësve, mendoni më drejtpërdrejtë rreth mënyrës se si ti përmbushni nevojat e njerëzve. Filloni duke:
- ..iu drejtuar direkt burimit. Përdorni intranetin e kompanisë suaj ose një tjetër mjet të brendshëm komunikimi, si një mënyrë ku të gjithë punonjësit të bëjnë pyetje të vështira ose të ofrojnë mendime në lidhje me mjedisin e zyrës suaj.
- ..gjeneruar më shumë të dhëna. Vlerësoni kulmin e periudhës më të ngarkuar me punë dhe mendoni rreth mënyrës se si hapsira mund të inkurajojë më shumë ndërveprim midis departamenteve gjatë kësaj kohe. Modifikoni hapsirat më popullore dhe ristrukturoni dhomat e konferencës. Café-baret, tavolinat e përbashkëta, dhe dhomat e qeta mund të jenë përdorues më produktivë të hapsirës se sa dhomat e pa-përdorshme të mbledhjeve.
- ..përfshirë teknologjinë. Teknologjitë e dhomave të konferencës i mundësojnë punonjësve të dinë se kur ato janë të lira. Ato mund të japin gjithashtu informacion mbi axhendën e rezervimeve dhe takimeve, duke e bërë më të lehtë që njerëzit të mblidhen së bashku.