Ankthi dhe frika perdorin të njëjtën ‘pajisje’ në qendër të trurit. Ajo që kërkohej u zbulua dhe tani mund të punojmë për të parë se si ‘ta fikim’.
Sistemi memorizon rrezikun e identifikuar nga të pesë shqisat, e përpunon atë dhe shkakton kundërsulme. Për shembull, bën dallim nëse ajo që duket si një degë peme është një degë e vërtetë apo një gjarpër i kamufluar, nëse makina që po vjen ka të ngjarë të godasë apo nuk përbën rrezik.
Kjo ‘kamera e sigurisë’ në qendër të trurit quhet amigdala, paneli kontrollit është ngjitur dhe quhet talamus. Ato gjenden në një zonë të lëvores cerebrale që sa më shumë studiohet aq më shumë i ngjan centralit të kontrollit psiko-fizik-emocional të gjithë organizmit. Çdo gjë është e lidhur dhe çdo gjë atje, në atë zonë, interpreton të dhëna dhe shkakton reaksione.
Qarku nervor përgjegjës për çrregullime të ankthit dhe fobive, të cilat në botë mundojnë 40 milionë të rritur, është zbuluar nga dy grupe të pavarura një, udhëhequr nga Bo Li i Cold Spring Harbor Laboratory (CSHL) në Nju Jork; tjetri udhëhequr nga Gregory Quirk i Universitetit të Porto Rikos. Të dy shpalosën publikimin në Nature. Identifikuar tek minjtë, qark luan një rol kyç në organizimin e memories së kujtimeve traumatike.
Është vështirë të imagjinohet, theksojnë autorët, se një emocion i paprekshëm si frika është koduar brenda qarqeve nervore. Në fakt ndodh pikërisht kështu: është memorizuar dhe organizuar në një zonë të caktuar të trurit. ‘Në hulumtimet e mëparshme, – shpjegon Li – ne kemi gjetur se të mësuarit e frikës dhe kujtesa e saj menaxhohen nga qelizat nervore në amigdalën qendrore.’
Dhe tani hapi tjetër. Shkencëtarët kanë parë se amigdala qendrore qeveriset në kohën e saj nga një grup neuronesh që formojnë bërthamën paraventriculare të talamusit (Pvt), një rajon i trurit jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj stresit dhe i cili vepron si një sensor si për tensionin fizik ashtu dhe për atë psikologjik.