Momenti është tani: Si të kërkoni rritje page në mënyrën e duhur

11/04/2018 1:34 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të kuptoni se si të kërkoni një rritje page mund të jetë diçka e vështirë, për të mos thënë që ndonjëherë duket si e paedukatë dhe ju bën të ndiheni në siklet. Si të përballeni me këtë çështje?

A keni planifikuar një kohë për të diskutuar? Sa është rritja e pagës që kërkoni? Një studim i fundit tregon se meshkujt kanë tre herë më shumë gjasa se sa femrat të marrin rritjen e pagës që kërkojnë.

“Të kërkosh një rritje page është shumë e rëndësishme”, – thotë Rachel Rider, themeluese dhe këshilltare leadership-i e Metta Works në Nju Jork.

“Si një profesionist i Burimeve Njerëzore, kam parë se meshkujt negocionin për një rritje page me një frekuencë më të lartë se femrat”. Rider ka punuar së pari në Departamentin e Burimeve Njerëzore në sektorin teknologjik dhe më pas krijoi kompaninë e saj si një këshilluese për të ndihmuar drejtuesit dhe punonjësit për të komunikuar në mënyrën më efikase që të rriten në karrierën e tyre. Më poshtë janë gjashtë këshillat e saj se si të kërkoni një rritje page në mënyrën e duhur. Vijoni të lexoni për të mësuar artin e negocimit të pagës…

Bëni kërkimin tuaj

Është e këshillueshme të kërkoni një rritje page, pas një viti punë ose nëse ka një ndryshim në rolin dhe përgjegjësitë tuaja. Shmangni pyetjen se sa të nënpaguar jeni krahasuar me kolegët tuaj në zyrë. Është e këshillueshme të analizoni se si paguhen punonjësit e tjerë në pozicione të ngjashme, në kompani të mëdha e kompani të vogla. “Kjo është një pikë referimi dhe e arsyeshme kur kërkoni një rritje page” – thotë Rider.

Vendosni se çfarë është e rëndësishme për ju

Para se ju të shkoni dhe të kërkoni rritjen e pagës, sigurohuni që t’i keni prirotitetet e qarta. Çfarë ka tjetër rëndësi për ju, përveç parave? “Shpesh njerëzit thonë se rritja e pagës i ndihmon të ndihen të vlerësuar”, – thotë Rider. “Nëse kompania nuk është në gjendje ta bëjë këtë gjë, ndoshta mund të bëjë gjëra të tjera. Në këtë pikë ju mund të thoni: ‘Mirë, atëherë është po aq e rëndësishme për mua të kem…”.

Diskutoni për rolin tuaj

Dhe këtu mbërrijmë te mënyra se si duhet të kërkoni rritjen e pagës. Së pari, diskutoni për ndikimin që keni pasur në kompani dhe se si po ecni përpara dhe përtej rolit tuaj aktual. Jepni shembuj specifikë ku ju jeni përgëzuar për rezultatet tuaja të punës apo referojuni feedback-ut pozitiv që menaxheri ju ka dhënë në të kaluarën.

Mendojeni këtë si një mënyrë për edukimin e drejtuesit tuaj për punën që po bëni, në rast se nuk është në dijeni të punëve të përditshme që përmbushni, ose nëse nuk e kujton apo kupton ndikimin tuaj në kompani. “Argumenti më i mirë që mund të jepni është ajo që ofroni dhe vlerën që sjell”, – thotë Rider. “Mos ju referoni vështirësive financiare apo situatave personale si për shembull humbja e punës së partnerit tuaj, apo fakti se keni një tjetër fëmijë. Kjo nuk është përgjegjësi e kompanisë dhe nuk ka kuptim që t’ju paguajë në bazë të nevojave personale”.

Njihni fuqinë tuaj

Sa i vlefshëm jeni në rolin tuaj? Çfarë do të ndodhte në kompaninë tuaj nëse ju do të largoheshit? Ju duhet të vlerësoni situatën. “Njohja e rrethanave do t’ju japë një ide se si kompania do të reagojë” – thotë Rider. A do të largoheni nga puna nëse nuk e arrini rritjen e pagës? “Nëse jo, mos bëni kërcënime boshe apo mos flisni lart e poshtë në punë”, – këshillon Rider.

Kërkoni më shumë se sa dëshironi

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të kërkoni një rritje tepër të lartë, por duhet të kërkoni më shumë se sa doni aktualisht. Kjo i jep mundësi menaxherit të thotë: “Mirë, nuk mundëm të bënim aq sa donit, por mund të…”. Duke kërkuar një shifër më të lartë, ju do të keni ende mundësi të merrni aq sa do t’ju pëlqente”.

Dhe në fund, duhet të dilni nga takimi duke marrë të paktën diçka…

Nëse në fund të ditës, menaxheri ju thotë se nuk mund t’ju japë një rritje page në këtë moment, duhet të dini se si të vazhdoni më tej. Kërkoni diçka tjetër për të cilën jeni të interesuar” (rimbursimi i studimeve, të punoni në distancë etj.) “Edhe një kërkesë e vogël është e mirë” – thotë Rider. Është mjaft e rëndësishme që të paktën të ndiheni se ju kanë dëgjuar dhe të mos largoheni nga ky takim pa përfituar diçka.

 

*Michelle Guerrere
Burimi: My Domaine

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz