Monedha euro shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme duke u këmbyer me 1.2347 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj të ulët ku u këmbye me 1.2258 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik shënoi nivelin e tij më të lartë gjatë këtij muaji ku u këmbye me 1.4088 GBP për USD dhe duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët prej 1.4041 GBP për USD.
Jeni pati lëvizje shumë të vogla kundrejt dollarit amerikan duke u këmbyer me 106.01 jen për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.