Ekspertët e ushqimit gjithmonë thonë se ngrënia e perimeve është një formë shumë e mirë për të ruajtur një trup të shëndetshëm, por duhen gatuar në mënyrë të tillë që të jenë tërheqëse për të gjithë.
“Madje unë mendoj se gatimi gjithnjë njësoj i perimeve mund të jetë vërtet i mërzitshëm”- tregon Ilyse Schapiro, një ndër dietologen më të njohura në New York, SHBA.
Këshillat e saj drejtohen tek të gjithë njerëzit që të miksojnë perime dhe ushqime me shije të forta me vaj ulliri, hudhër ose spërkatje të lehta me piper, salca të gatuara vetë etj. Në këtë mënyrë, shpjegon dietologia, ju balanconi të shijshmen me të shëndetshmen, një balancë e tillë që do t’ju ofrojë pjatën perfekte.
Një këshillë e fundit: blini një mikser dhe realizoni bashkime perimesh në ngjyra të njëjta. I shtoni edhe domate të pagatuara dhe perfekte për një pjatë të lehtë.