Kur një praktikë e re menaxhimi fiton ‘vrull’, drejtuesit mendojnë ta bëjnë atë të funksionojë brenda firmave të tyre. Por jo çdo ide mund të ‘transplantohet’. Për të kuptuar nëse është i vlefshëm ‘importimi’, ndiqni këto hapa:
- Prisni për kohën tuaj. Çdo praktikë e re ka nevojë për kohë që të ketë sukses ose të dështojë dhe që të zbehet arsyeja për ta pëlqyer apo jo dicka për arsye të paqarta.
- Analizoni modelin e menaxhimit. Identifikoni thelbin e idesë. Pyesni: Kush është logjika bazë për këtë mënyrë të punës? Çfarë njohurish zotëron kompania për të aplikuar këtë model?
- Analizoni rezultatet. A e arriti praktika e re atë që kompania kërkonte që ajo të përmbushte? A ka efekte të padëshiruara?
- Vini re se si krahasohet kompania juaj. A do të përbënte burokracia një pengesë të madhe në firmën tuaj? A është organizata juaj mjaftueshëm moderne për të aplikuar në sistemin e saj idenë e re?