Njerëzit nuk japin maksimumin e tyre duke punuar nën stres. Po pse ndodh kjo?
Ekspertët e këshillimit të Lidership-it pranë Forbes tregojnë se stresi i pengon punonjësit që të përqendrohen. Kjo i detyron që të humbasin shumë nga fokusi i tyre dhe gjithashtu nga aftësitë profesionale.
Ekspertët tregojnë se janë pikërisht menaxherët, drejtuesit që mund të bëjnë diçka për këtë.
Në më të shumtën e rasteve, thjesht duhet të krijohet një mjedis ku “punonjësit mund të jenë vetvetja”. Si arrihet kjo?
Nuk ka një formë specifike apo një rrugë të caktuar, por menaxherët e mirë duhet të kërkojnë gjithmonë standardet maksimale duke dhënë kushtet maksimale. Inkurajoni punonjësit tuaj që të jenë vetvetja, të punojnë në qetësi dhe të jenë të frytshëm.
Produktiviteti rritet vetëm n.q.s. energjitë shpenzohen në drejtimin e duhur – duke punuar dhe jo duke u shqetësuar.
Kreativiteti vjen vetëm në një mjedis të qetë – pa stres, të bërtitura dhe sjellje jo të mira.