Një plan biznesi nuk është thjesht diçka për t’ia treguar bankierëve apo investitorëve. Në vend të kësaj, përpiquni të konsideroni rishikimin e këtyre dokumenteve të paktën një herë në vit me qëllimin për ta vlerësuar kompaninë tuaj përkundër objektivëve që keni deklaruara, mësoni nga rezultatet dhe zhvendosni drejtimin atëher kur është e nevojshme.
Konsideroni ti vini këto tetë seksione në çdo plan, dhe ti rishikoni ato në një bazë tremujore, ose të paktën çdo vit, për të favorizuar biznesin tuaj.
Përmbledhja ekzekutive.
Kjo është ajo ku ju flisni për ‘cfarë ne bëjmë dhe pse ne bëjmë atë.’ Ajo i përgjigjet pyetjes, ‘Çfarë problemesh kemi zgjidhur, dhe për kë i kemi zgjidhur?’
Shumica e misioneve të shoqërive evoluojnë me kalimin e kohës, që do të thotë se mund të lindë nevoja për ta rinovuar përmbledhjen tuaj ekzekutive.
Tregu dhe konkurrenca.
Tregjet ndryshojnë shpejt, dhe duke se cdo ditë shfaqet konkurrencë e re. Kontrolloni se çfarë ka ndryshuar në treg prej planit uaj të fundit të biznesit, dhe analizoni se si po qasen kompanitë e reja dhe se sip o zgjidhin ato problemet e klientëve të tyre.
Reflektoni se si mund të ndryshojë misioni i kompanisë suaj për të përmbushur këto mundësi.
Produkti apo shërbimi.
Ekspertët rekomandojnë të shqyrtuoni këtë seksion të paktën në një bazë tre muaj, kështu që ju mund të jeni më të vetëdijshëm se cilat produkte dhe shërbime janë shitur dhe nga cilat nevojitet të hiqni dorë.
Ekipi menaxhues.
Evolucioni i aftësive të ekipit të udhëheqjes mund të kontribuojë në suksesin e një kompanie. Rkspertët rekomandojnë të vlerësoni aftësitë e çdo anëtari të ekipit (përfshirë themeluesit) në baza vjetore për të parë nëse talentet e tyre janë ende përshtatja më e mirë për atë fazë të veçantë të kompanisë. Procesi i planifikimit për zhvendosjen e përgjegjësive dhe punësimin e njerëzve të rinj zakonisht kërkon shumë kohë dhe maturi.
Marketing, shitje dhe plan-shpërndarje.
Produktet dhe shërbimet nuk shiten vetë. Kontrolloni dhe mos neglizhoni në asnjë mënyrë efektivitetin e secilit prej këtyre kanaleve.
Financat.
Pronarët e biznesit ka të ngjarë ta neglizhojnë këtë fushë, nëse ata nuk i kuptojnë pasqyrat financiare të kompanisë së tyre. Ndërsa këto duhet të rishikohen në mënyrë ideale çdo muaj, mund të funksionojë edhe një analizë tremujore.
Përdorimi i fondeve.
Ndërkohë që kjo kategori përdoret zakonisht për të përcaktuar se si do të shfrytëzohet një investim ose kredi, një plan i mirë loje mund të vendosë çdo vit se ku do investohen fitimet tuaja. Përcaktimi se sa ju do të investoni ë në çdo fushë dhe çfarë të ardhurash prisni mund të ndihmojë tnë orientimin e biznesit tuaj për vitin e ardhshëm.
Strategjia e daljes.
Konsideroni krijimin e fundit të lojës, qoftë kjo shitja e kompanisë apo sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme financiare për ju si pronar biznesi. Çdo vit, përcaktoni me saktësi nëse ka ndryshuar apo jo ky qëllim.