Ky vakum institucional dhe mos rishikimi i buxhetit, mbetet mjaftë shqetësues, sa i përket aspektit ekonomik. Shqetësimi parësor, vjen nga mungesa e funksionalizimit të institucioneve të reja, në rend të parë mos implementimi i të gjitha atyre projekteve infrastrukturore, që janë paraparë me buxhetin për vitin 2014.
Kështu pohojnë ekspert të fushës së ekonomisë, sipas të cilëve mos rishikimi i buxhetit, do të sjellë pasoja për ekonominë vendit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu ka pohuar për KosovaPress se efektet dhe pasojat negative, nga mos rishikimi i buxhetit, nuk do të jenë aktuale vetëm në këtë vit, por se ato do të barten dhe vitin tjetër.
Edhe kryetari i Odës ekonomike Amerikane, Arian Zeka,ka thënë për KosovaPress se shqetësimi parësor që vjen nga mungesa e funksionalizimit të institucioneve të reja, në rend të parë është mos implementimi i të gjitha atyre projekteve infrastrukturore, që janë paraparë me buxhetin për vitin 2014.
Ndërkohë, Ministria e Financave, përmes postës elektronike, ka sqaruar se në kuadër të mandatit të vet ligjor ka filluar procedurën e rishikimit të buxhetit, gjegjësisht përgatitjen e draft Ligjit mbi Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.