Mos i merrni në konsideratë financat dhe shifrat e kolapsit të FDI-së së Britanisë së Madhe. Investitorët e huaj po bëjnë gjithnjë e më pak për të rritur produktivitetin, madje shumë herë më pak sesa pritej
Këtu qëndron enigma e madhe. Britania, të paktën tani për tani, është e lakmuar nga investitorët e huaj. Stoku i Investimeve të Huaja Direkte (FDI) në asetet dhe aksionet e Britanisë, është më i madh se kudo tjetër, përveç Amerikës dhe Hong Kongut. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, investitorët e huaj kanë shitur rreth 600 miliardë dollarë (772 miliardë dollarë), ekuivalente me një të tretën e PBB-së britanike, për të blerë mbi 2,000 firma britanike.
Investimet e huaja janë një ndër faktorët kryesorë që e bëjnë një vend më produktiv. Të sapoardhurit duhet të sjellin me vete asetet kapitale dhe menaxhimin e praktikave më të mira. Por pyetja më e rëndësishme për të gjithë britanikët është se përse gjatë dekadës së kaluar, produktiviteti i Britanisë u përmirësua me hapa shumë të ngadaltë?
Nëse rritja e produktivitetit është e ulët, atëherë edhe rritja e pagave do të jetë e ulët. Janë të shumtë faktorët që përcaktojnë rritjen e dobët të produktivitetit të Britanisë, si p.sh., infrastruktura e çrregullt.
Por bazuar në të dhënat e reja zyrtare, investitorët e huaj po bëjnë shumë më pak për të përmirësuar ekonominë, madje më pak sesa pritej.
Shifrat i klasifikojnë flukset e fondeve të investimeve direkte në rreth 100 industri. Në vitin 2015, shërbimet financiare përbënin 95% të hyrjeve neto.
Kjo mund të përfshijë, për shembull, fonde të huaja për sektorin financiar të teknologjisë në Britani. Financimi ishte jashtëzakonisht dominues në vitin 2015, edhe pse gjatë periudhës 2012-2014, industria përbënte rreth 60% të shifrës neto. Duke përjashtuar shërbimet financiare, dhe financimet e vitit 2015, një sasi e ulët investimesh të huaja neto u derdh në Britani, vetëm disa miliarda paund.
Shumë industri po i shikonin “hyrjet negative”, si një faktor tregues se investitorët e huaj jo vetëm që nuk po investojnë më por po i shisnin dhe asetet që i kishin marrë më përpara firmave britanike. Në vitin 2015, ata tërhoqën rreth 20 miliardë dollarë nga sektori i naftës dhe gazit. Ndoshta 1,5 miliardë paund nga sektori i prodhimit. Investitorët duket se shohin gjithnjë e më pak mundësi fitimprurëse në Britani.
Ndikimi i investimeve të huaja në ekonominë “reale” çuditërisht mund të jetë mjaft i ulët.
Shumica e saj ka të bëjë me një kompani të madhe e cila, ble një kompani tjetër, ndoshta me qëllim eliminimin e kostove të mbivendosura të marketingut (si në marrëveshjen Kraft-Cadbury të vitit 2010) ose te blerja e aseteve (si marrëveshja me prodhuesin e çelikut Tata-Corus në 2007).
Ndërkohë, një pjesë e investimeve në Britani është një nënprodukt statistikor i kompanive të mëdha që e zhvendosin selinë e tyre qendrore diku tjetër, për të shmangur detyrimet tatimore sesa për ndonjë arsye tjetër.
Teksa Britania ka filluar procesin e largimit nga BE-ja, interesimi nga investitorët e huaj ka gjasa të tkurret. Nëse kjo gjë rezulton të jetë e vërtetë, pritshmëritë për investimet e huaja që ndikojnë në rritjen e produktivitetit do të fillojnë të jenë gjithnjë e më të pakta.