Për herë të parë shkencëtarët kanë treguar se një foshnjë mund t’i ngjajë ish-të dashurit të mamasë dhe jo babait të vet biologjik.
E njohur si telegoni, kjo ide i ka rrënjët në Greqinë e lashtë, por teoria gjenetike e kishte anashkaluar derisa shkencëtarët në Australi e testuan këtë ide duke manipuluar tek mizat.
Gjithsesi shkencëtarët zbuluan se përmasat e mizave të vogla vareshin nga përmasat e mashkullit të parë me të cilën ishte çiftëzuar mamaja më shumë sesa me atë që ishte babai.
Por pavarësisht zhvillimeve në gjenetikë, shumë pikëpyetje mbeten lidhur me faktin se si trashëgohen disa tipare.
Dr. Clean, shkruan në Anabel: “E dimë se disa tipare në familje nuk ndikohen nga gjenet që kalohen nga prindërit tek fëmijët. Disa mekanizma trashëgimie jogjenetike bëjnë të mundur që faktorë të mamasë apo babait të ndikojnë në karakteristikat e një fëmije”.
Në fakt ideja e telegonisë – fakti që një burrë mund të lërë një shenjë në trupin e partneres së tij që ndikon edhe në beben që ajo do të lindë me një burrë tjetër – vjen nga filozofi grek Aristoteli.