Nëse ka një qytet që konsiderohet si emblematik gjatë së gjithë historisë së rrugëtimit të Rusisë, që nga periudha mesjetare në atë të Bashkimit Sovjetik e deri në ditët e sotme, është Moska. Arkitektura e këtij qyteti është si një qilim fluturues që prek larmishmëri stilesh arkitekturore.
Moska nuk është vetëm një monument për Rusinë, por ajo është shumë më shumë se kaq. Ky qytetet mban në vetevete si arkitekturën e vjetër ashtu edhe atë moderne, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm dhe gjendet pothuajse në çdo cep të këtij qyteti.
Moska si një terren ushqyes për “urinë” arkitekturore
Përpara se të rendisim disa prej ndërtesave më mbresëlënëse në Moskë vetëm në sajë të një vështrimi të shkujdesur syri të kap një mori strukturash fantastike. Nën kujdesin e vazhdueshëm të arkitektit Sergei Kuznetsov, Moska po shkëlqen.
Si drejtor i projekteve të ndryshme në fushën e arkitekturës së këtij qytetit, z. Kuznetsov është përgjegjës për zhvillimin e të gjithë procesit. Edhe pse inkurajon dhe mbështet edhe talentet e huaja, ai shprehet se arkitektura nuk është si makinat, ku ti mund të blesh pjesë nga vende të ndryshme të botës dhe t’i bashkosh për të krijuar një model në vendin tënd. Arkitektura ruse ka nevojë për talente që të jenë rritur në këtë vend dhe me frymën e tij.
Kultura e Moskës përcakton stilin e saj arkitekturor
Hani Rashid, themelues dhe bashkëpronar i Asymptote Architecture dhe një prej elementëve kryesorë të Forumit Urban në Moskë, është një tjetër provë se përse Moska tërheq arkitektë nga e gjithë bota.
Moska është një qytet i zhytyr në kulturën dhe historinë e saj, prandaj është edhe një ndër vendet ideale ku arkitektët mund të gjejnë ushqim për shpirtin e tyre. Arkitektura e vërtetë mund të marrë jetë vetëm në qytete të mëdha dhe qytetet e mëdha kanë gjithmonë potencial për një arkitekturë madhështore.
Një tjetër arsye është se Moska është një vend në zhvillim të vazhdueshëm dhe sfida më e madhe këtu është futja e frymës dhe ideve të reja duke e shndërruar atë në një prej qyteteve më të lakmuara të shekullit të 21-të për nga stili arkitekturor.
Një prej ndërtesave më të njohura në Moskë për stilin e saj të veçantë është Qendra Ndërkombëtare e Biznesit të Moskës e njohur ndryshe edhe si Qyteti i Moskës, e cila ka disa prej qiellgërvishtësve më të mahnitshëm në të gjithë botën. Një prej tyre është Evolution Tower, e cila është nominuar edhe si ndërtesa më e lartë në Europë.
Moska në të ardhmen
Është e pamundur të parashikosh se si mund të duket Moska pas 50 vitesh. Kjo varet edhe nga kërkesat e njerëzve sepse nëse pas gjysmë shekulli do jenë në modë ndërtesat prej xhami, atëherë Moska do të vishet e gjitha me xham, shprehet Kuznetsov.
Por ajo çka është e sigurt dhe nuk ka nevojë për asnjë parashikim është se kultura arkitekturore e Moskës po shkëlqen dhe do të shkëlqejë.