Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton ditën e sotme për problematikat në disa akse rrugore, në mënyrë të tillë që drejtuesit e automjeteve të jenë në dijeni, duke shtuar edhe këshillat e nevojshme për kalimin në to.
Në Rajonin Verior Shkodër: Në akset e këtij Rajoni ka trashësi të borës nga 20 – 40 cm. Në akset e Pukës, Kukësit dhe Dibrës, ka ngrica dhe po vazhdon puna me pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjendja vazhdon të jete me probleme në aksin Elbasan – Qafë Thanë, ku po vazhdon puna për hapjen e rrugës dhe kriposjen e aksit. Në aksin K/Dajt – Antena, K/Dajt – Bizë dhe Qafë Priskë – Shkallë – Shëngjergj, trashësia në rrugë ka arritur mbi 30 cm. Vazhdon puna për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi në këto akse bëhet me zinxhirë. Probleme për qarkullimin ka edhe në Steblevë , ku trashësia e borës është mbi 30 cm. Fadroma është duke punuar për pastrimin e aksit. Njoftohet se qarkullimi për momentin është i bllokuar.
Ndërsa në Rajonin Jugor:
Gjirokastër: Në aksin Vlorë – Palase , në Qafën e Llogorasë ka rënë 5 cm borë. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna për kriposjen e aksit dhe pastrimin e mëtejshëm të tij.
Qarku Korçë: Të gjitha akset e këtij Qarku janë të kalueshme me zinxhirë ,
Në Dardhë, Qafë Qarri, Qafë Thanë trashësia e dëborës deri në 30 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e akseve nga kontraktorët.
Në aksin Korçë-Kapshticë, Korçë-Petrushe, trashësia deri në 15 cm. Firmat po punojnë për pastrimin e dëborës. Vazhdon puna edhe për kriposjen e akseve.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Qarqet Fier, Berat, Gjirokaster nuk kanë probleme në qarkullim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.