Me ‘nxehjen’ e konkurrencës në tregjet europiane të pasurive të patundshme, ka ardhur koha që investitorët t’u drejtohen periferive lindore dhe qendrore të rajonit, sipas një raporti të ri nga Cushman & Wakefield.
Ekonomitë në vende si Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria po përmirësohen, dhe mungesa relative e borxhit “mund të hapë mundësi për investitorët e kapitalit”, referonte raporti.
Praga dhe Varshava janë tregjet kryesuese të pronës në këtë rajon, edhe pse ka dhe të tjerë, “me rreziqe të dukshme gjeopolitike për t’u marrë parasysh, por edhe me potencial për të ardhura të larta”, referon ai. Budapesti “është ndoshta shembulli më i qartë”. Atje gjenden tashmë shumë investitorë. Morgan Stanley Real Estate Investing kohët e fundit bëri investimin e tij të parë në Budapest, sipas një burimi të njohur me marrëveshjen.
Bukureshti, Rumania, Sofja dhe Bullgaria, “gjithashtu po lëvizin disi” – raporton Cushman.
Investitorët grumbulluan 3 miliardë euro në rajonin qendror dhe lindor të Europës në tremujorin e katërt, niveli më i ngarkuar që prej 2007-s, tregojnë të dhënat Cushman. Rreth 1.3 miliardë euro janë investuar në tremujorin e parë të 2015-s, një nivel i ngjashëm me periudhën në vitin 2014.
Programi i blerjes së obligacioneve të Bankës Qendrore Europiane ka gjasa t’i mundësojë kësaj strategjie, e cila filloi me norma të ulëta interesi, të udhëheqë edhe për disa vite. Por investitorët kanë filluar të paralajmërojnë mbi potencialin e rreziqeve.
Paraja po ‘rrjedh’ gjithmonë e më shumë në të gjitha pjesët e Europës nga rajonet e tjera nëpër botë. Vitin e kaluar deri në mars, 72 miliardë euro investime neto u ‘derdhën’ në Europë nga rajonet e tjera, sipas të dhënave nga Cushman & Wakefield. Europianët kanë investuar 56 miliardë euro në rajonin e tyre gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa industria shpreson që kapitali global “të investohet për terma afatgjatë, ne thjesht nuk dimë se si ai do të reagojë ndaj ndryshimeve në ciklin e biznesit europian apo nëse do t’i rezistojë një tjetër rënie të tregut të aksioneve aziatike, ngjarje të cilat historikisht kanë ndodhur papritur dhe brutalisht”, – deklaroi Jos Short, kryetar në Internos Global Investitors, i cili menaxhon 3.9 miliardë euro aktive të pasurive të patundshme.