Moto G është i pari smartfone ambicioz i Motorola-s, pas blerjes nga ana e Google. Ambicia nuk qëndron aq shumë te fakti i ofrimit të teknologjisë më të mirë, me dizajn modern dhe super të menaxhueshëm, por e bën më të arritshëm nga më shumë përdorues botën e smartfonëve. Megjithatë, Moto G nuk është edhe aq larg nga një smartfone modern: ekran i gjerë HD 4.5 polësh, bateri e mjaftueshme, fotokamera e pasme me flesh, procesori quad-core, version i fundit i Android 4.3 dhe për ta përfunduar, shumë opsione ngjyrash.
Arritja e vërtetë kundrejt konkurrentëve të tjerë është diversiteti në çmimin e blerjes që për kapacitetin e memories 16 GB është 199 euro. Sfida e vërtetë e Motorola-s është e qartë: përfshirja në treg edhe e përdoruesve të nivelit të mesëm dhe të ulët, duke iu dhënë atyre një produkt me karakteristika që vetëm pak kohë më parë i përkisnin një niveli smartfonësh më të lartë. Pra, ajo që dëshiron që të transmetojë Motorola është se Moto G është një aparat ekonomik. Nga pamja e jashtme të jep përshtypjen e një aparati minimalist, vetëm me logon e Motorola-s sipër pjesës së fotokamerës.
Ekrani është LCD 4,5 polësh me rezolucion HD 1.280×720 piksel, i veshur me Corning Gorilla Glass 3 dhe me densitet më të lartë se ai i “vëllait të madh Moto X”, por edhe të iPhone 5s, duke arritur 329 ppi.
“Zemra Moto G është një procesor quad-core dhe njësia Qualcomm Snapdragon 400 1.2 GHz, e ndihmuar nga GPU Adreno 305 450 MHz dhe 1 GB RAM. Përpjekjet që ka bërë Motorola janë të admirueshme duke u fokusuar te multi-core. Vepron me sistem operativ Android 4.3 Jelly Bean dhe shkakton habi me mospërfshirjen e versionit 4.4 KitKat, duke qenë se tani Motorola është në pronësi të Google. Është premtuar se do të azhurnohet në janar 2014. Sa i përket departamentit të fotografisë, këtu janë kompromiset më të mëdha. Fotokamera e përparme është 5 megapiksel, e pajisur me flesh LED dhe e aftë të regjistrojë video deri në 720p. Cilësia e mjaftueshme për ndarjen e fotove në rrjetet sociale, por edhe me ndonjë “as” nën mëngë që na bën të “harrojmë” disi performancën jo edhe aq të mirë. Fotokamera ka modalitet HDR dhe panoramik, por edhe sistemin e ngadalësimit të videove.
Të gjitha këto të bëjnë të kuptosh se Motorola ka një objektiv të qartë: ajo nuk do të sfidojë të mëdhenjtë, por të ndryshojë disi konceptin për ata që janë në nivelin hyrës të tregut. Sfida është ambicioze.
Pozitive: Çmim konkurrues, ekran i madh, autonomi mbi mesataren, materiale të qëndrueshme, kombinime ngjyrash
Negative: Peshë mbi mesataren, fotokamera e pasme zhgënjyese, mungojnë sloti SD, NFC e suporti me rrjet 4G/LTE
Të përgjithshme: Motorola Moto G ripërkufizon konceptin e smartfoneve të nivelit fillestar në një aparat kompakt me autonomi dhe stil
Çmimi: 249 euro