Google nxjerr së fundmi telefonin e tij të ri, në bashkëpunim me Motorolën, duke sjellë në treg Motorola Nexus 6. Mund të thuhet që konkurron fort kundrejt iPhone 6 Plus.
Pa asnjë dyshim, Nexus 6 është një telefon i madh. Nëse mendoni që iPhone 6 Plus është shumë i madh, do të ndiheni në të njëjtën mënyrë edhe me Nexus 6. Nga krahu tjetër, ekrani është më i madh, kështu që nga një llogaritje e thjeshtë matematikore, ju do të keni një ekran 8.4% më të madh në një telefon i cili nuk është më i gjatë se 1% dhe më i gjerë 7% se sa iPhone 6 Plus. Ai është 43% më i hollë, por deri në 0.4 inç është mjaftueshëm i hollë për t’u përshtatur në çdo xhep, duke përfshirë xhinset e holla. Më i holli është 0.15 inç.
Ajo çfarë bëri më mirë Google në krahasim me Apple ishte shmangia e hapësirave të kota, në mënyrë që ekrani të jetë më i madh. Ndryshe nga iPhone, Nexus 6 nuk ka një buton fizik për të shkuar në “home”. Është versioni i fundit Andriod Lollipop 5.0, që mundëson butona virtualë duke përfshirë butonin e “home” dhe butonin për t’u kthyer mbrapa, të gjitha këto e bëjnë që të duket ndryshe në të gjitha versionet e tjera të Android. Nexus 6 dhe Nexus 9 janë pajisjet e para që përmbajnë Lollipop.
Ekran i madh dhe zë kualitativ
Nexus 6 me 1440 x 2560 piksel (493 ppi) me ekran AMOLED është brilant dhe konkurron mjaft mirë me iPhone 6 Plus me ekran 1920×1080 (401 ppi). Nuk mund të zgjedhësh gabimisht kur vjen puna te rezolucioni i ekranit, shikimi i një video në një telefon me ekran më të madh është shumë herë më real dhe duket sikur je duke e parë nga një tablet. Kualiteti i zërit te Nexus 6 është ekselent. Altoparlantët janë në pjesën e poshtme të telefonit, çka do të thotë se balancimi ndërmjet së majtës dhe së djathtës është i ndarë në të njëjtën mënyrë kur telefoni mbahet në pozicionin e peizazhit.
Duke qenë se Google nuk u ka lejuar përdoruesve ta kenë telefonin për një kohë të gjatë në dorën e tyre nuk mund të thuhet se sa është kohëzgjatja reale e baterisë së tyre, por mund të thuhet që është i pajisur me një bateri 3200mAh, e cila duke i referuar Google, të ofron deri në 24 orë kohë bisede dhe deri në 300 orë kur telefoni është në gjendje pritje ose 8.5 orë kur është në përdorim ose gjatë navigimit në internet. iPhone 6 Plus ka një bateri me 2915 mAh dhe pretendon për një përdorim më të gjatë. Por, përdorimi real, është gjithmonë më pak se sa thuhet. Gjithashtu Google është duke premtuar një karikim për 15 minuta me anë të një karikuesi “Turbo”, që duket i ngjashëm me karikuesit që Motorola ka ofruar te telefonat e saj.
Kamera
Telefoni vjen me një kamera prej 13 megapiksel në pjesën e pasme dhe 2 megapiksel kamera ballore. Kualiteti i fotove është shumë i mirë. Videot mund të realizohen në 1080p HD dhe 2160p Ultra HD në 30 frammes në sekondë, duke iu referuar Google.
Telefoni më së shumti ka një mburojë me përbërje xhami, është i rrethuar nga një përbërje midis xhamit dhe plastikës në ngjyrë të zezë në pjesën pasme.
Ashtu si iPhone 6 Plus, Galaxy Note 4 dhe të tjerë “phablets”, Nexus 6 punon më mirë kur e mbani në një dorë dhe e përdorni me dorën tjetër. Ndryshe nga iOS 8, sistemi i ri i Operimit të Google, Lollipop, nuk ofron tiparin “aftësinë e arritjes”, kështu që duhet të siguroheni më parë që keni një dorë të lirë që të mbani telefonin, ndërkohë me dorën tjetër ta përdoroni atë.