MTI dhe STIKK synojnë rritjen e eksportit të shërbimeve vendore

14/11/2017 8:50 AM 0 komente

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat.

Kjo marrëveshje i mundëson STIKK-ut shfrytëzimin e objektit të Institutit të Biznesit në një afat 5 vjeçar me mundësi vazhdimi, ndërsa është nënshkruar nga ministri i MTI-së, Bajram Hasani dhe drejtoresha e STIKK-ut, Vjollca Çavolli. Ndërsa të dyja palët u shprehën se presin që të rritet edhe më shumë eksporti i shërbimeve që kompanitë kosovare ofrojnë.

Ndërsa në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministri Limaj tha se kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së nisur më herët nga Qeveria e Kosovës, finalizimi i së cilës tregon se prioritetet e Qeverisë janë në shërbim të vendit.

Ai tha po ashtu se pret që STIKK të punojë në kuadër të kornizës ligjore në Kosovë dhe se pret që nga kjo shoqatë të dalin sipërmarrës të rinj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani tha se kanë shtyrë këtë proces të nisur më parë, pasi që një gjë e tillë do të fuqizojë këtë sektor që ka ecur më së shumti edhe sa i përket eksportit të vendit.

Ndërsa dejtoresha e STIKK, Vjollca Çavolli tha se ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë deri sa kanë ardhur në këtë pikë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ndërsa shtoi se finalizimi i saj e ka bërë që të pendohet për deklaratën e lëshuar një muaj më parë ku kishte thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka memorie institucionale.

Ndërkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shpjegoi se ka marrë përsipër financimin dhe rregullimin e objektit ku do të veprojë STIKK, përderisa theksoi se si MZHE ka ndarë 300 mijë euro për rregullimin e interierit.

Sipas tij, të gjitha kompanitë ndërkombëtare që do të vijnë dhe përfitojnë nga ndonjë tender i Qeverisë së Kosovës, do të jenë të obliguara që të hapin nga një qendër për hulumtim dhe zhvillim, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të kenë mundësi të aftësohen në fusha specifike që mungojnë në vend.

Në këtë cereomin të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe drejtori i përgjithshëm i KIESA, Besian Mustafa./KosovaPress/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz