Muaji më i lirë për pushime gjatë gjithë vitit

01/01/2019 12:14 PM 0 komente

Muaji janar është muaji më i lirë gjatë gjithë vitit për të gjithë turistët anlgezë që dëshirojnë të bëjnë pushime të shkurtra apo për pushime në bregdet, bazuar në të dhënat e marra nga uebsaiti TravelSupermarket.

Sipas këtij uebsaiti britanikët që vendosin të bëjnë disa ditë pushime gjatë muajit janar mund të kursejnë deri rreth dy të tretat shpenzimeve të tyre gjatë gjithë vitit, sepse kosotoja është rreth 200 për qind më e lirë në krahasim me muajin gusht.

Gushti është gjithashtu edhe muaji më i shtrenjtë edhe për një pjesë të madhe të europianëve që vendosin të bëjnë pushimet e tyre në vende bregdetare, ndërsa muaji maj është më i shtrenjti për të gjithë ata turistë që vendosin të bëjnë turizëm kulturor në shtete të ndryshme.

Të gjithë ata turistë britanikë që vendosin të shkojnë në ato vendet bregdetare gjatë muajit janar, mund të kursejnë shumë nga buxheti i tyre dhe mund të paguajnë më pak se 83 dollarë për shatë netë, vaktet ushqimore të përfshira, akomodimin dhe fluturimin nga aeroporti East Midlands në Algarve.

Referuar të dhënave të mësipërme diferenca më e madhe u vu re në udhëtimin Algarve në Portugal, ku çmimi mesatar për natë në janar është 23.48 paund krahasuar me 71.50 paund me muajin gusht.

Muaji shtator është muaji më i shtrenjtë për të vizituar Lisbonën ku çmimi mesatar për natë shkon deri në 97.64 paund, krahasuar me vetëm 36.54 paund për natë në muajin janar,muajin më të lirë.

Për të gjithë turistët nga Britania që nuk kanë dëshirë të udhëtojnë gjatë muajit janar, muaji i dytë gjatë të cilit mund të gjejnë çmime të lira është marsi, nëntori dhe shkurti.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of