Nëse keni shpenzuar pjesën më të madhe të parave për ditën më të bukur të jetës dhe ju kanë mbetur fare pak për t’u nisur për muajin e mjaltit, ne ju propozojmë disa destinacione low cost.
Tajlandë
Është ndër destinacionet më të pëlqyera për muaj mjalti. Tajlanda ofron plazhe të mrekullueshme, klimë të ngrohtë gjatë gjithë vitit dhe mjaft tempuj dhe vende historike për t’u vizituar. E bukura e këtij vendi është që shumë resorte – jo shumë të kushtueshme – janë menduar për çiftet në muajin e mjaltit. Ishujt që këshillohen janë Phuket, Koh Samui e Krabi
Bullgari
Ndoshta nuk është destinacioni klasik për të kaluar muajin e mjaltit, por nëse ju pëlqejnë shëtitjet në qytet në vend se të rrini shtrirë për dy javë në shezlong, ju këshillojmë të vizitoni Sofjen. Nëse kërkoni edhe pak diell e relaks mund të shkoni në Mar Nero, ndërsa nëse kërkoni të bëni pak aktivitet fizik, ju këshillojmë pistat e skive të Bansko e Borovets të cilat janë afër.
Afrika Jugore
Udhëtimi për në Afrikën e Jugut mund të jetë i kushtueshëm, por kur të arrini aty, do të shpenzoni fare pak. Ju këshillojmë të merrni një makinë me qira për të vizituar Kruger National Park apo Pilanesberg National Park, ku mund të bëni një shëtitje qetësisht. Sa i përket hoteleve, ka për të gjithë buxhetet.
Indonezi
Nëse ju kërkojnë 350 mijë Rupie për një dhomë, mos u frikësoni – janë pak a shumë 25 euro. Indonezia është destinacioni ideal për ata që duan të kalojnë një muaj mjalti të paharrueshëm duke shpenzuar pak. Vendet më të mira janë Bali për plazhet dhe shopping; Ubud për dallgët; Lombok për kulturën dhe Java për aventurat vullkanike.
Indi
Ata që kanë qenë në Indi, thonë se kujtimet në këtë vend janë të paharrueshme dhe se një pjesë e zemrës mbetet atje. Golden Triangle është zona më e vizituar nga turistët por edhe më e shtrenjta. Por ka edhe vende të tjera më pak të njohura po aq të bukura dhe më pak të kushtueshme, në të cilat mund të shkoni me një tren tipik si ai që niset nga Hehli për në Udaipur në Rajasthan, e që kushton veç 20 euro.
Maldive
Nëse Maldivet janë shumë të kushtueshme për buxhetin tuaj mund të zgjidhni ishujt Andamane. Këta ishuj të vegjël pranë Indisë, formojnë një arkipelag me plazhe të bardhë, det të kristaltë dhe me hotele luksozë dhe pak të kushtueshëm.
Maroku
Jeta këtu nuk është shumë e shtrenjtë, veçanërisht nëse shmangni të shkoni në Marrakesh. Ka shumë për të parë për shembull në Fez apo Essaouira.