Nëse nuk jeni të fiksuar pas ceremonisë së dasmës atëherë mund të zgjidhni t’i bëni vetes dhe partnerit tuaj një dhuratë që nuk do të mund të harrohet lehtë, një muaj mjalti fantastik.
Këto dhjetë destinacione nuk dalin asnjëherë nga moda dhe i sugjerojnë agjencitë më të famshme.
Spanja
Spanja është një nga destinacionet te cilat te lejon për te kaluar pushime te ngrohta, qetësuese, të mbushura me jetën e natës ne qytetet si Madridi, Barcelona, Sevila. Spanja është një vend i cili të ofron ta organizosh ditën të mbushur përplot me aktivitete. Ajo që e dallon Spanjën është gjithashtu mikpritja, njerëzit shumë dashamirës dhe të qeshur dhe sigurisht jeta e natës, sidomos në Barcelonë, në qytetin që nuk fle kurrë.
Maldivet
Ne brigjet e Indisë në Oqeanin Indian, 500 kilometra në jugperëndim të Sri Lankas gjenden Maldivet. Ky vend përbëhet nga rreth 1200 ishuj të vegjël koralë të formuar nga vullkanet dhe është një nga destinancionet më të preferuara në Azi për muajin e mjaltit. Kombinimi i lagështisë dhe freskisë së detit krijojnë një ndjesi ledhatuese në lëkurë. Bukuritë natyrore të lënë pa frymë dhe ishujt ofrojnë aq shumë diversitet, duke e kthyer muajin tuaj të mjaltit në një eksperiencë të paharrueshme.8.
Mauritus
Mauritius është një vend i preferuar gjithashtu për muaj mjalti, sepse ofron një vijë bregdetare të mrekullueshme, e mbushur me hotele dhe resor-te magjepsëse, me plazhe me ujë të thellë, të pastër, pafundësisht blu dhe me një bukuri natyrore të theksuar.7. Antigua
Antigua është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për të kaluar muajin e mjaltit në Karaibe. Krahas ishujve Barbados, Xhamajka ose St. Lucia që gjithashtu janë destinacione shumë të preferuara në këtë rajon, Antigua dallohet për qetësinë relaksuese, të ndërthurura me magjinë natyrore. Ai është një ishull jo shume i populluar por aty gjenden hotele dhe resor-te te klasit të lartë dhe ka plazhe fantastike.
Tahiti
Është shndërruar në një destinacion shumë të preferuar për të sapomartuarit nga e gjithë bota. Tahiti ndodhet në oqeanin paqësor dhe është pjesë e Polinezisë Franceze, e kolonizuar nga Franca që në vitin 1880. Ky ishull ka një kulturë të pasur gërshetim i asaj franceze me kulturën vendase të fiseve indogjene. Natyra është përrallore, plazhet me rërë të bardhë të përsosur dhe e pasur me shkëmbinj nënujorë koral. Nëse e vizitoni një herë këtë vend do të dashuroheni përgjithmonë me të.5. Shën Lucia
Shën Lucia
Është një perlë e Karaibeve dhe ka qenë një destinacion popullor për muajin e mjaltit prej shumë kohësh. Ka plazhe të mrekullueshme, male madhështore me maja të thepisura dhe njerëz shumë mikpritës që i vlerësojnë shumë turistët që vizitojnë parajsën e tyre të vogël. Në këtë ishull ju do të keni intimitetin që ju duhet dhe do të keni mundësi të eksploroni natyrën, kulturën dhe kuzhinën ekzotike me gjithë llojllojshmërinë dhe bukurinë.
Tailanda
Është vendi i pushimeve ekzotike. Ajo është e famshme për tempujt, xhirot me elefantë, plazhet e famshme, malet me pamje të magjishme që të lënë pa frymë. Plazhet si Phuket, Pataya dhe Phangan janë plazhe me rërë për çiftet e reja, me netë të qeta, ndërsa vendet si Bangkok, Hat Yai dhe Songkhla janë ideale për shopping dhe për ata që duan të shijojnë jetën e natës. Tajlanda është e mrekullueshme në çdo stinë por një eksperiencë ndryshe do të ishte ta vizitonit në periudhën nëntor-dhjetor ku klima atje është e ngrohtë dhe krejt në kontrast me dimrin që keni në vendin tuaj.
Italia
Me Romën, Firencen dhe Venecian janë patjetër vende të cilat e mbushin udhëtimin tuaj plot emocion dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Roma në vetvete është një qytet me një arkitekturë te mrekullueshme. Qyteti i Vatikanit është një vend i veçantë me mjaft vizitorë nga e gjithë bota. Por përvoja më unike për çiftet e sapomartuara është të lundruarit nëpër kanalet e qytetit të Venecias i cili është i ndërtuar i tëri mbi ujë . Italia përbën me të vërtetë një destinacion shumë të kërkuar për çiftet e dashuruara. Kuzhina e mrekullueshme italiane, klima mesdhetare, mikpritja, plazhet dhe gjithçka tjetër që ofron Italia, do ta bëjnë muajin tuaj të mjaltit një përvojë unike.
Franca
Është pagëzuar si vendi më romantik për të gjithë të dashuruarit nga e gjithë bota. Parisi është i famshëm për netët romantike dhe me mjaft vende impresionuese për tu vizituar. Përveç Parisit, vende të mrekullueshme për të dashuruarit janë edhe: St. Paul de Vence, riviera e mrekullueshme franceze, Ishulli i Korsikës etj.
Hawaii
Është një nga destinacionet më të preferuara për të dashuruarit dhe një zgjedhje pa diskutim e shumë kërkuar nga të gjitha çiftet. Hawaii është një vend që i ka të gjitha bukuritë duke filluar nga muzetë, parqet kombëtare, plazhet magjepsëse me rërë të bardhe të cilat do ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në ëndërr. Hawaii bën pjesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është i vetmi shtet amerikan që përbëhet vetëm nga ishuj.