Kompania gjermane ThyssenKrupp ka projektuar një ashensor, që në mënyrë të ngjashme si te filmi “Fabrika e çokollatës” mund të lëvizë edhe horizontalisht
Pas disa projekteve që zbuloi në vitin 2014, tani, kompania gjermane ThyssenKruppështë gati për një sistem të ngjashëm ashensorësh me ata që përdor Willi Wonka te filmi “Fabrika e çokollatës”. Bëhet fjalë për një sistem ashensorësh, të cilët mund të lëvizin si horizontalisht, si vertikalisht, brenda ndërtesave.
Për këtë projekt, i quajtur Multi, kompania gjermane ThyssenKrupp ka ndërtuar një kullë testi (246 metra të lartë) në qytetin Rottweil, në Gjermani. Teknologjia e ashensorëve me kavo modularë, për ngjitje dhe zbritje dhe për zhvendosje horizontale, është testuar jo vetëm për transportimin e njerëzve në brendësi të qiellgërvishtësve dhe kullave, por edhe për ndarjen e automjeteve brenda parkingjeve. I gjithë sistemi funksionon me një teknologji të re për ashensorët me një sistem me guidë magnetike.
Ashensori vertikal
Në testet e tij, grupi gjerman ka arritur një shpejtësi lëvizje të ashensorëve deri në 10 metra në sekondë. Nëse në të ardhmen, teknologjia e zhvilluar nga kompania ThyssenKrupp do të përdoret në pjesën më të madhe të pallateve, do të kemi një revolucion të vërtetë krahasuar me përdorimin aktual të ashensorëve.
Ky sistem jo vetëm që do ta bëjë më të thjeshtë lëvizjen në ndërtesë, por do të ndryshojë edhe mënyrën e projektimit të ndërtesave, duke qenë se arkitektët do të kenë më shumë liri në kreativitetin e tyre. Ndër të tjera, sistemi i ideuar nga kompania gjermane, zë më pak hapësirë se sistemet tradicionale – mund të kursehet deri në 25 për qind hapësirë se sa me një ashensor “klasik”.
Për momentin, e vetmja e me të është kosto. Ashensorët në stilin Willy Wonka kushtojnë deri pesë herë më shumë se ashensorët normalë. Ndërkohë është duke u ndërtuar një pallat që do të ketë këtë sistem. Brenda vitit 2019, Multi do të jetë pjesë e East SideTower (do të ndërtohet nga kompania OVG Real Estate) në Berlin.
Thyssenkrupp fiton çmimin e parë për ashensorin Multi në Edison Awards 2017
Thyssenkrupp fiton çmimin e parë në Edison Awards 2017 që u zhvillua në Nju Jork, gjatë muajit prill. Kompania mori medaljen e artë në kategorinë “Transport dhe logjistikë”.
The Edison AwardsTM është një kompeticion i përvitshëm, i cili vlerëson përsosmërinë në një produkt të ri dhe zhvillimin e shërbimeve, marketingut, dizajnit dhe inovacionit. Ky çmim vlerëson teknologjinë dhe konceptin e Multi që shfrytëzon fuqinë e teknologjisë lineare motorike për revolucionarizimin e lëvizshmërisë, duke zhvendosur më shumë automjete, si vertikalisht, edhe horizontalisht.