Mungesa e internetit, një ëndërr e keqe!

05/03/2018 8:00 AM 0 komente

Me siguri, të gjithëve ju ka ndodhur t’ju mbarojnë gigabite-t dhe të gjendeni në një ambient pa Wi-Fi. Kjo është një ëndërr e keqe për ata që janë në kontakt të shpeshtë me internetin dhe një rrezik për shëndetin.

“Nëse njëherë e një kohë, burim ankthi dhe shqetësimi ishin kryesisht fëmijët, marrëdhëniet e ndërlikuara sentimentale, frustrimi në vendin e punës dhe frika se nuk do t’ia dilnit dot të arrinit në fund të muajit, sot është edhe teknologjia që krijon shqetësime dhe mendime negative, nga ato që shkaktojnë dhembje barku dhe takikardi dhe ju lë pa gjumë” – thotë Terenzio Traisci, psikolog dhe krijues i “Ingegneria del buon umore” (Teknologjia e humorit të mirë) dhe autor i librit “Felicemente stressati”, një guidë qëju mëson se si ta luftoni stresin nëpërmjet të qeshurave.

Fenomeni që përshkruan eksperti është në qendër të filmit“Sconnessi”, me regjisor Christian Marazziti. Një familje ndodhet në një shtëpi në mal dhe pa pritur gjendet pa lidhje interneti. Në këtë moment lind paniku, mosmarrëveshjet dhe zemërimi, në përpjekjen për t’ju kthyer komunikimit në mënyrë tradicionale.

“Prej disa kohësh jetojmë në kushte kur jemi përherë të lidhur me internetin – shton Traisci – gjë që na çon të mendojmë se duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm të kthejmë një përgjigje të menjëhershme. Por mes chat-it, rrjeteve sociale, email-it dhe aplikacioneve të ndryshme nuk i shkëpusim kurrë sytë nga telefoni dhe veten nga angazhimet”.

Chat-i në Whatsapp, një ndër arsyet kryesore të stresit dhe tensionit

“Whatsapp, aplikacioni më i përdorur në botë për të komunikuar, është sigurisht një ndër arsyet kryesore të stresit e tensionit, shkak i zënieve mes çifteve dhe miqve. Eksperti jep disa shembuj: kur Whatsapp nuk funksionon na duket sikur jemi të izoluar nga bota; kur të përfshijnë në dhjetëra grupe me persona shpesh mjaft “aktivë”; kur personi tjetër nuk përgjigjet, pavarësisht se e lexon mesazhin; mesazhet zanore; kur merrni telefonata dhe videothirrje dhe e dini që para se përgjigjeni se telefonata do të jetë një makth; kur klientët e bashkëpunëtorët ju shkruajnë në çdo moment të ditës, çdo ditë të javës, madje dhe në fundjavë”.

Si mund të gjejmë një zgjidhje?

“Është e nevojshme të bëjmë një arsyetim ndryshe, të kundërt,krahasuar me ato të përhapura dhe të zakonshme, që këshillojnë të izolohemi për disa orë në ditë për t’u përqendruar, gjë qëështë një sforcim sa i përket evolucionit të AND sonë – thotë specialisti. – Objektivi duhet të jetë ai që të krijojmë kushte për t’u përqendruar – që është e kundërta e kushteve për t’u shpërqendruar, pra:

1) Lodhjes përgjigjuni me çlodhje, me pushime të vogla gjatë të cilave relaksoheni, merrni frymë e mbyllni sytë;

2) Mërzitjes jepini një kuptim,pra arsyen se pse bëni atë që bëni dhe çfarë është vërtet e rëndësishme për ju;

3) Jetën sedentare zëvendësojeni me ushtrime fizike, pasi nxit prodhimin e substancave (neutrofike) që ndihmojnë neuronet tuaja;

4) Përgjigjen e menjëhershme ndaj mesazheve/email-eve zëvendësojeni me pak kohë për veten (ky do të jetë shpërblimi juaj, ju do të jeni më të motivuar dhe të përqendruar)”.

Burimi: Huffington Post (It)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of