Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar bllokimin e 15 kompanive të prodhimit dhe të përpunimit të naftës në Shqipëri. Mungesa e matësave për të bërë evidentimin e duhur të cilësisë së tyre, ka qenë shkaku kryesor.
Kreu i Doganave Elisa Spiropali deklaroi se mungesa e matësave ka çuar drejt pezullimit të aktivitetit të këtyre kompanive, të cilët duhet ta kishin vendosur deri në 31 dhjetor 2014.
Identifikimi i problemeve dhe testimi i doganierëve do të jetë një fazë e re që do ndërmerret, njoftoi Spiropali, që do kryhet nga Crown Agents.
“Dogana ka nisur metodën e testit të standardizuar. Është një risi e padiskutueshme shqiptare.
Testi i integritetit u mundëson punonjësve të antikorrupsionit të kontrollojnë nëse punonjësit apo drejtuesit doganorë i përmbahen kodit doganor dhe kodit të etikës dhe nëse vendimet janë të duhura.”- ka deklaruar në fund Spiropali.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.