Mungesa e mbrojtjes në internet do t’u kushtojë kompanive 5.200 miliardë humbje

04/02/2019 9:00 AM 0 komente

Një raport i Accenture tregon se si teknologjia që lëviz internetin po lufton për të na mbrojtur nga kërcënimet informatike

 

Në vitin 2017, 4,2 miliardë persona kanë përdorur internetin (në vitin 2007 ishin 1,2 miliardë), ndërsa brenda vitit 2021 do të jenë 25 miliardë pajise të lidhura me Internetin e Gjërave (makina, pajisje elektro-shtëpiake, pajisje ‘smart’ etj.).

Rriten mundësitë që ofrohen nga interneti dhe kërkesat për rrjet. Por problemi është që rrjeti nuk rritet. Mbi të gjitha, nga pikëpamja teknologjike, duke qenë se shumëfishohen kërcënimet që lidhen me sigurinë, po ashtu edhe numri i viktimave nga industria e krimit dixhital.

Ky është përfundimi i “Securing the digital economy”, një raport i kryer nga Accenture, që nxjerr në pah anën më të errët dhe pesimiste të internetit. Raporti shkruan se ransomware NotPetya (një malware që bllokon dhe inkripton file-t dhe ju bën shantazh për t’ju rikthyer të dhënat) i ka kushtuar gjigantit Maersk më shumë se 300 milionë dollarë në vitin 2017. Në nivel global, kjo shifër është rritur në 10 miliardë dollarë. Dhe vetëm nga një malware i vetëm.

 

Internet – siguri, një marrëdhënie e vështirë

Fokusi i marrëdhënies shkon përtej thirrjes klasike të alarmit dhe synon të krijojë një lidhje mes rreziqeve dhe zhvillimit të rrjetit. Raporti zbulon se 68% e më shumë se 1700 CEO-ve të intervistuar mendon se biznesi i tyre do të varet gjithnjë e më shumë nga interneti, por në të njëjtën kohë do të ulet besimi në sigurinë e kësaj teknologjie.

 

 

Është e vështirë të mos u japësh të drejtë,në momentin kur kuptohet se në pesë vitet e ardhshme mund të arrihet në një total prej 5.200 miliardë dollarësh mes kostove shtesë dhe të ardhurave të munguara nga sulmet kibernetike. Sulmet kibernetike do të godasin industrinë hi-tech (753 miliardë dollarë), ndjekur nga “life science” (642 miliardë) dhe industrinëautomobilistike (505 miliardë). Shkaqet e këtij krimi dixhital janë të ndryshme, por në pjesën më të madhe të rasteve fillojnë nga gjërat e vogla.

Amit Mital, themelues i Kernel Labs dhe ish-përgjegjës teknologjik i Symantec, thekson, për shembull, që identiteti ynë dixhital po fragmentohet gjithnjë e më shumë. “Asnjë individ nuk ka një identitet të vetëm që e përdor në botën dixhitale. Ky fragmentim kërkon shumëmund”, – thotë ai. Labs i referohet në veçanti faktit që sot, një përdorues ka të paktën 27 fjalëkalime të ndryshme (në 2006 kishte vetëm 6 të tilla).

Kjo për shkak se shërbimet shumëfishohen dhe përdoruesit parapëlqejnë të krijojnë një identitet të rremë për të pasur akses në shërbime të ndryshme. Mjafton të sjellim ndër mend që në vitin 2018, Facebook mbylli 300 milionë accounte, ose 14% të account-eve në total.

Në anën tjetër, nevoja për të pasur account-e të ndryshme me fjalëkalime të ndryshme, i bëjnë përdoruesit të zgjedhin fjalëkalime shumë të shkurtra dhe të thjeshta. Edhe kur bëhet fjalë për fjalëkalime të account-eve në sisteme të rëndësishme.

Zgjidhja, është, mbi të gjitha, krijimi i një identiteti unik dixhital, i cili të jetë i sigurt dhe i padiskutueshëm për këdo që ka akses në internet. Në anën tjetër ekziston nevoja për të bashkuar forcat,dhe për këtë arsye, 86% e të intervistuarve mendon se në tre vitet e ardhshme, kompanitë që veprojnë në të njëjtët sektorë do të punojnë së bashku për të rritur sigurinë e sistemeve të tyre.

 

Interneti duhet të revolucionarizohet

Megjithatë është e qartë që e gjithë kjo, nuk do të jetë e mjaftueshme. Interneti mbështetet në teknologjitë e vjetra dhe zgjerimi i tij po vihet përballë një prove të vështirë. Për këtë duhet të rimendohet nga e para, ose të rritet siguria e sistemeve ekzistuese.

Domain Name System (DNS) ose teknologjia përgjegjëse për konvertimin e adresave web (domain) në adresa IP, për shembull, është e cenueshme ndaj sulmeve të rrezikshme. Për këtë po punon për të futur në përdorim DNS Security Extensions, që aplikon një nënshkrim dixhital ndaj kërkesave për t’u lidhur me faqet. Nga ky raport bindesh më shumë që mbrojtja e internetit nga kërcënimet e vjetra dhe të reja nuk është më një opsion, por një detyrim, në mënyrë që kërkesa në rritje e rrjetit të ecë me të njëjtin hap me sigurinë e të dhënave tona. Dhe për pasojë, të jetës sonë.

Burimi: Wired

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of