Mungesa e përqëndrimit, vlerësuar nga ekspertët e psikologjisë sociale, shkaktohen nga këto arsye, si më poshtë:
1.Një dietë e gabuar
Një dietë e varfër me elementet kryesore jetike mund të ndikojë në shëndetin e trurit. Prandaj, përcaktoni një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime që janë të shëndetshme për zemrën, sepse ato janë gjithashtu të mira për trurin.
2. Mungesa e ushtrimeve
Të kaloni gjithë ditën prapa një tavolinë pa kryer asnjë ushtrim, ka të ngjarë të çojë në humbjen e mprehtësisë së përqëndrimit. Prandaj, siguroni kohën e duhur për aktivitet fizik edhe thjesht duke ecur, duke bërë çiklizëm, ose duke vrapuar lehtë për të paktën 30 minuta çdo ditë.
3. Stresi i tepruar
Gjeni kohë për të bërë diçka zbavitëse që stresi dhe presioni t’ju largohen duke iu klthyer sërish mprehtësinë e përqendrimit.
4. Shumë aktivitete
Duke qënë se ky është faktor i rëndësishëm në uljen e përqëndrimit përpiquni të selektoni me prioritet aktivitetet e duhura dhe të shmangni ata që janë më pak të rëndësishëm për ju.
5. Përdorimi afatgjatë i barnave
Kur ju me të vërtetë keni nevojë për këto ilaçe, konsultohuni më parë me mjekun për të vlerësuar efektin e saj në përqëndrimin tuaj.
6. Mungesa e vitaminave
Për këtë problem, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në lidhje me shëndetin tuaj të përgjithshëm.
7. Çrregullime hormonale
Paqëndrueshmëria hormonale përjetohet shpesh nga grate teksa ato hynë në moshën e menopauzës, si dhe kur ka rritje të niveleve të hormonit gonadotropin. Nëse ju e përjetoni këtë situatë, mund të bëni një terapi afat-shkurtër në zëvendësimin e hormoneve.