Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mori sot pjesë në takimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për kalimin e Kosovës në fazën e dytë dhe të tretë në kuadër të programit të FMN-së.
Mustafa u zotua se qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë edhe më tutje që të realizohet e gjithë marrëveshja.
“Stabilitetin makroekonomik, stabilitetin buxhetor, edhe stabilitetin kreditor e kemi arritur në bazë të përkrahjes tuaj, veçmas të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha kryeministri, duke falënderuar për ndihmën në këtë proces, Ambasadën amerikane, ambasadorin Gre Delawie, por edhe USAID-in.
Ai siguroi të pranishmit se edhe detyrimet e mbetura do të përfundohen në partneritet dhe me kohë.
“Unë dëshiroj këtu të shpreh edhe kënaqësinë time për një punë të mirë që e ka bërë Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos në dialogun me veteranët, por edhe Parlamentin për vendimet që i ka marrë. Unë ju siguroj që edhe detyrimet tona që kanë mbetur për të ardhmen, për adoptimin e ligjeve të reja, që edhe atë do ta bëjmë”, tha Mustafa. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.